Haki Abazi del kundër sharjeve në Facebook: A do t’i kërkojë falje LDK-së?

Ish zv.kryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, ka shpërndarë një status në profilin e tij në Facebook ku denoncohen sharjet në rrjetin social Facebook megjithëse, edhe vetë kishte përdorur shumë sharje në drejtim të rivalëve politikë të Vetëvendosjes. Abazi në muajt e fundit kishte qenë mjaft i zëshëm në fyerjet e tij ndaj […]
Abazi në muajt e fundit kishte qenë mjaft i zëshëm në fyerjet e tij ndaj rivalëve politikë, e veçanërisht ndaj LDK-së.
Ish zv.kryeministri nuk kishte kursyer nga fjalët e tij të rënda sidomos kryetarin e kësaj partie, z.Isa Mustafa dhe kryeministrin aktual Avdullah Hotin, të cilin ndër tjerash e kishte quajtur “servil si brisku”, përcjell Periskopi.
Por, duket se Abazi ka vendosur ta ndërrojë mënyrën e tij të politikëbërjes pasi ka shpërndarë një postim nga z.Erion Kristo, ku i dilet me të drejtë kundër gjuhës së urrejtjes dhe ofendimeve.
“Mendoj se të sharat në fejsbuk nuk kanë ndonjë dobi. Bota nuk bëhet më e mirë, përkundrazi. Më duket si devijancë. Kur shan mendon se ke kryer punë. Mendoni pak sa të frikshëm do ishim sikur të kërkonim llogari me qetësi dhe arsye. Fyerjet online e hidhërojnë rrjetin. Përfitojnë vetëm ata që paguhen për të mbjellë pisllëk.” – shkruan ai.
Të shpresojmë që politikani më i zëshëm nga Vetëvendosje të ketë reflektuar në lidhje me gjuhën e tij të papranueshme në muajt e fundit. Nuk dihet nëse ai do të kërkojë falje për fyerjet ndaj z.Mustafa dhe z.Hoti./Periskopi












