Hagë: Seancë apelimi për Ratko Mlladiçin

Hagë: Seancë apelimi për Ratko Mlladiçin

Prokurorët u bënë thirrje të mërkurën gjyqtarëve të OKB-së të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç për krime lufte, përfshirë gjenocid, ndërsa avokatët e tij kërkuan lirimin ose rigjykimin e tij. Mlladiç, 77 vjeç, ishte komandant i forcave serbe të Bosnjës gjatë luftës në […]

Prokurorët u bënë thirrje të mërkurën gjyqtarëve të OKB-së të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç për krime lufte, përfshirë gjenocid, ndërsa avokatët e tij kërkuan lirimin ose rigjykimin e tij.

Mlladiç, 77 vjeç, ishte komandant i forcave serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë në vitet 1992-95 dhe gjyqtarët e gjetën atë përgjegjës për faktin që ishte në krye të forcave, të cilat vranë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.

“Srebrenica ishte operacioni i Mlladiçit, dhe gjykata me të drejtë arriti në përfundimin se ai ishte përgjegjës penalisht për këto krime,” tha prokurorja Laurel Baig në ditën e dytë ë fundit të seancave të apdhe telimit.

Gjatë fjalës së prokurores, Mlladiçi tundëte kokën herë pas here në shenjë mospëlqimi.

Gjyqtarët e gjetën Mlladiçin përgjegjës për fushatat e “spastrimit etnik” kundër myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjes si dhe për vrasjen dhe terrorizimin e civilëve në kryeqytetin Sarajevë gjatë një rrethimi 43-mujor, si pjesë e planit për të krijuar “Serbinë e Madhe” me territoret e mbetura të ish-Jugosllavisë.

“Çdo vrasje e paligjshme në Srebrenicë që ndodhi jashtë luftimeve është e dënueshme, por ato nuk lidhen me zotin Mlladiç,” tha avokati mbrojtës Dragan Ivetiç gjatë argumenteve që paraqiti të martën.

Seanca e apelimit po mbahet në një gjykatë të OKB-së në Hagë, të ngritur për të dëgjuar ankimimet dhe çështjet e mbetura nga Gjykata për ish-Jugosllavinë, e cila u mbyll në vitin 2017.

Procedura u transmetua me video për shkak të pandemisë COVID-19.

Gjyqtarët e apelit pritet të caktojnë datën për dhënien e vendimit, e cila me gjasë do të jetë në vitin 2021../VOA/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?