Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Kryeqyteti i Libanit, Bejrut, është goditur nga disa shpërthime të fuqishme, e sipas Kryqit të Kuq të Libanit, deri më tani kanë humbur jetën të paktën 50 persona dhe mijëra tjerë janë lënduar. Spitalet janë stërmbushur, të gjitha agjencitë shtetërore kanë dalë në teren, kurse e tërë kjo situatë ka prekur shumë guvernatorin e Bejrutit, […]

Spitalet janë stërmbushur, të gjitha agjencitë shtetërore kanë dalë në teren, kurse e tërë kjo situatë ka prekur shumë guvernatorin e Bejrutit, Marvan Abud, i cili para gazetares shpërtheu në lot.

Derisa përreth tij shiheshin rrënojat e ndërtesave dhe objekteve tjera afariste, Abud këtë katastrofë e ka krahasuar me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki që kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Edhe pse dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një depo të materialeve shpërthyese pranë portit detar të qytetit, shkaku i saktë ende nuk dihet.

Abud ka konfirmuar se ka shpërthyer një zjarr i madh dhe se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes duke tentuar ta lokalizojnë, kur për një moment janë zhdukur, përcjell Telegrafi.

“Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë nacionale”, ka thënë Abud duke mos mundur të ndalë lotët.

Beirut governor is literally crying while talking about the explosions, who likens them to Nagasaki and Hiroshima attacks pic.twitter.com/YPHqd1Sq2d

— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) August 4, 2020

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?