Gjykata Speciale: Nëse hidhen poshtë aktakuzat mund të mos tregojmë

Gjykata Speciale: Nëse hidhen poshtë aktakuzat mund të mos tregojmë

Kanë kaluar plotë gjashtë muaj që kur kryetarja e Dhomave të Specializuara ka caktuar gjyqtarin e Procedurës Paraprake për t’u marrë me aktakuzat e para të cilat janë deponuar nga Prokurori i Specializuar. Megjithatë edhe përkundër faktit se ka kaluar afati ligjor brenda të cilit një aktakuzë duhet të konfirmohet apo të hidhet poshtë,  nga […]

Megjithatë edhe përkundër faktit se ka kaluar afati ligjor brenda të cilit një aktakuzë duhet të konfirmohet apo të hidhet poshtë,  nga Gjykata Speciale s’ka kurrfarë njoftimi se çfarë ka ndodhur me aktakuzat e para që janë dorëzuar.

Kjo pasi që mbështetur në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe në Rregullat e Procedurës, është në dorën e gjyqtarit të Procedurës Paraprake të vendos nëse e bën publike një aktakuzë të konfirmuar apo nëse vendos ta mbajë atë diskrete edhe pas gjashtë muajsh për arsye sigurie apo me qëllim të evitimit të ndërprerjes së procedurave.

Gjithashtu mbështetur në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk kërkohet që çfarëdo vendimi për hedhje poshtë të akuzave të një aktakuze të bëhet publik.

Një gjë të tillë për  e ka konfirmuar asistenti  I zëdhënësit të Dhomave të Specializuara, Michael Doyle.

“Ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Rregullorja për Procedurë dhe Evidencë nuk kërkon që të bëhet publik çfarëdo vendimi për hedhjen poshtë të akuzave në një aktakuzë”, ka thënë Doyle.

Doyle ndër të tjera ka thënë se deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike dhe derisa të një aktakuzë të zbulohet ajo mbetet konfidenciale bashkë me procedurat që ndërlidhen me shqyrtimin e saj.

“Prandaj, nuk jam në gjendje t’ju them nëse një aktakuzë është konfirmuar, as nuk mund të them saktësisht se kur kjo mund të ndodhë”, ka thënë ai.

Por pavarësisht hapësirave që lejojnë mbajtjen diskrete të një aktakuzë të konfirmuar edhe pas gjashtë muajsh, një aktakuzë e konfirmuar bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të akuzuarit para Gjykatës.

Aktakuzat e para janë dorëzuar në muajin shkurt, kohë kjo kur edhe Dhomat e Specializuara kanë publikuar njoftimin për caktimin e gjyqtarit të Procedurës paraprake më 24 shkurt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?