Gjermania mesazh Turqisë: Ne dhe gjithë BE-ja jemi me Greqinë

Gjermania mesazh Turqisë: Ne dhe gjithë BE-ja jemi me Greqinë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka zhvilluar sot një vizitë në Greqi ku është takuar me homologun e tij Nikos Dendias dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë greke. Në fokus të vizitës së tij ka qenë pikërisht tensioni mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor Ministri gjerman është treguar i drejtpërdrejtë në deklaratat […]

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka zhvilluar sot një vizitë në Greqi ku është takuar me homologun e tij Nikos Dendias dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë greke.

Në fokus të vizitës së tij ka qenë pikërisht tensioni mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor

Ministri gjerman është treguar i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, kur ka thënë se Gjermania dhe Bashkimi Europian qëndrojnë në anën e Greqisë:

Qëllimi kryesor i vizitës time, dhe me këtë nuk zbuloj ndonjë sekret, është situata e tensionuar në Mesdheun Lindor. Përshkallëzimi i situatës ka shkaktuar shqetësime të mëdha për ne, anëtarët e tjerë të BE-së dhe NATO-s.

Unë do të vazhdoj udhëtimin tim për në Ankara për të vazhduar bisedimet për Mesdheun Lindor. Jam sot këtu me dy mesazhe

E para, Gjermania dhe BE qëndrojnë fort në anën e Greqisë.

Dhe mesazhi i dytë është se ajo që nevojitet tani është vullneti për dialog mes palëve”.

Kreu i diplomacisë gjermane i ka dërguar një mesazh të qartë Turqisë, që një incident sado i vogël mund të shkaktojë katastrofë:

Situata në Mesdheun Lindor është si të luash me zjarrin. Shkëndija më e vogël mund të çojë në një katastrofë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos lejuar që kjo të ndodhë.

Është një pamje e paimagjinueshme që nuk i përshtatet shekullit XXI”.

Maas theksoi se Gjermania do të bëjë gjithçka për të mundësuar dialog mes Greqisë dhe Turqisë, çka do të sillte uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?