Gazeta gjermane kritikon kosovarët për pakujdesi gjatë qëndrimit në atdhe

Gazeta gjermane kritikon kosovarët për pakujdesi gjatë qëndrimit në atdhe

Në mesin e të kthyerve në Gjermani kosovarët e infektuar me koronavirus janë në krye të listës. Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka kritikuar ashpër pakujdesinë e mërgimtarëve kosovarë gjatë vizitave familjare në Kosovë. Kjo e përditshme akuzon kosovarët se po e vënë në sprovë tolerancën gjermane. Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” rritja e numrit të të infektuarve […]

Në mesin e të kthyerve në Gjermani kosovarët e infektuar me koronavirus janë në krye të listës. Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka kritikuar ashpër pakujdesinë e mërgimtarëve kosovarë gjatë vizitave familjare në Kosovë. Kjo e përditshme akuzon kosovarët se po e vënë në sprovë tolerancën gjermane.

Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” rritja e numrit të të infektuarve në mesin e të kthyerve në Gjermani nga pushimet, nuk ka të bëjë me turizëm klasik, sepse nga vendet tradicionale të turizmit si Spanja dhe Greqia numri i turistëve të infektuar është tepër i vogël. Më së shumti të infektuar janë duke u kthyer nga Kosova në Gjermani. Kosova, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, nuk është vend për të cilin përmallohen turistët gjermanë. Krahas Kosovës të infektuarit e tjerë që po kthehen në Gjermani janë nga Turqia, Bullgaria, Serbia, Bosnja dhe Kroacia.

“Me sa duket hotelet, restorantet dhe qiradhënësit e banesave për pushime kanë reaguar shumë më mirë kundër krizës së koronës se sa amvisëritë private. Sepse udhëtimet në Ballkan apo në Turqi, të cilat shfaqen në statistika, duket se janë ndërmarrje që nuk i shërbejnë qëllimeve turistike, por ritakimeve me familjarë”, shkruan “FAZ”. Gazeta shton se askush nuk mund të kritikohet që viziton familjen në Kosovë apo gjetiu, por çfarë bie në sy është pakujdesia gjatë qëndrimit në vendin e origjinës. Viktima janë ata që duan të shmangin një “Lockdown” të serishëm, pra një mbyllje të vendit. Pa marrë parasysh nga cili këndvështrim e shikojmë, toleranca po vihet në sprovë, shkruan “FAZ”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?