Fëmijët e rritur në gjelbërim kanë inteligjencë më të lartë – Studimi

Fëmijët që rriten në zona urbane më të gjelbra kanë inteligjencë më të lartë dhe nivele më të ulta të sjelljeve të vështira, ka treguar një studim. Analiza e më shumë se 600 fëmijëve të moshave 10-15 vjeçare tregoi se rritja për 3 për qind e gjelbërimit në lagjet e tyre kishet rritur edhe nivelin […]
Fëmijët që rriten në zona urbane më të gjelbra kanë inteligjencë më të lartë dhe nivele më të ulta të sjelljeve të vështira, ka treguar një studim.
Analiza e më shumë se 600 fëmijëve të moshave 10-15 vjeçare tregoi se rritja për 3 për qind e gjelbërimit në lagjet e tyre kishet rritur edhe nivelin e IQ-së me një mesatare prej 2,6 pikë. Këto rezultate ishin parë si në zonat e pasura ashtu edhe në ato të varfra.
Ka tashmë mjaftueshëm prova se hapësirat e gjelbra përmirësojnë aspekte të ndryshme të zhvillimit kognitiv të fëmijëve por ky është hulumtimi i parë që ekzaminonte IQ-në, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Shkaktari është ende i panjohur por mund të jetë i lidhur me nivelet më të ulta të stresit, lojës më të madhe dhe kontaktin social ose ambientit më të qetë.












