Eksperti Amerikan për takimin e 4 shtatorit: SHBA-të duhet ta kenë të qartë se pa BE-në s’ka dialog

Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Ben Meir, është shumë e rëndësishme që në këtë proces mos të anashkalohet BE-ja, ngase sipas tij kjo e fundit ka prodhur shumë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Tutje, […]

Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ben Meir, është shumë e rëndësishme që në këtë proces mos të anashkalohet BE-ja, ngase sipas tij kjo e fundit ka prodhur shumë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, Ben Meir ka thënë se SHBA-të duhet të jenë të vetëdijshme se përderisa Kosova dhe Serbia synojnë integrimet evropiane, asnjë proces i normalizimit nuk mund të shkojë pa involvimin direkt të BE-së në negociata.

“Pasi që një takim i njëjtë dështoi për shkak të aktakuzës së Speciales ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Pas gati një dekade përpjekjeje të Evropës për normalizimin e raporteve mes dy shtyeteve, tani SHBA-të kanë lëvizur. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që mos të injorohet BE-ja në këtë proces, sepse ata deri tani kanë prodhuar disa marrëveshje mes dy shteteve. Pasë parasysh që Kosova dhe Serbia kanë synim integrimin evropian, SHBA-të duhet të kuptojnë qartë se nuk ka proces normalizimi pa involvimin direkt të zyrtarëve të BE-së në procesin e negociatave”, ka shkruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?