Ekonomia gjermane: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim

Ekonomia gjermane: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim

Mbyllja rishtas e ekonomisë do të ishte më e dëmshme, se vala e parë e virusit. Ekonomia gjermane paralajmëron nga pasoja të paparashikueshme sociale e ekonomike. Ndërkohë kundërshtarët e rregullave protestuan në Berlin. Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të reja në Gjermani është rritur shqetësimi i ekonomisë gjermane. “Një valë e dytë […]

Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të reja në Gjermani është rritur shqetësimi i ekonomisë gjermane. “Një valë e dytë do të ishte ekonomikisht shumë më e dëmshme, se vala e parë.

“Kjo sepse shumë sipërmarrje janë në gjendje të vështirë, kanë borxhe të larta dhe gati aspak rezerva”, paralajmëron presidenti i Institutit gjerman për Studimet Ekonomike, DIW, Marcel Fratzscher në gazetën gjermane „Rheinische Post” të shtunën.

Edhe Michael Hüther, drejtor i Institutit të Ekonomisë Gjermane paralajmëron nga vendosja e një “lockdown” të ri të nxituar. Ky nuk mund të justifikohet për shkak të efekteve kolaterale sociale dhe ekonomike.

Presidenti i sipërmarrjeve të mesme gjermane, BVMW, Mario Ohoven apeloi tek politika që ta pengojë madje një mbyllje të re të ekonomisë.

“Do të ishte e papërgjegjshme, ta çoje drejt shkatërrimit ekonominë gjermane përmes një „lockdown” të ri”, ka thënë Ohoven për grupin mediati, „Funke Mediengruppe”.

“Edhe nëse shpërthimet lokale pjesërisht mund të sjellin rritje të numrit të infeksioneve, nuk duhet që prej kësaj të rezultojë një shutdown i dytë”, ka thënë ai.

Pasojat ekonomike të një mase të tillë nuk mund të parashikohen, „kjo kur qeveria gjermane me paketën e ndihmës për Coronën prej 1,2 bilionë eurosh e ka shpenzuar barutin e saj.

Protesta në Berlin

Të shtunën Instituti Robert Koch njoftoi për 955 infeksione të reja. Tendenca është dukshëm në rritje, krahasuar me javët më parë.

Megjithatë jo të gjithë janë dakord me vazhdimin e masave kufizuese. Në Berlin u mblodhën të shtunën disa mijëra vetë për të protestuar kundër politikës së qeverisë gjermane për pandeminë.

Policia u kërkoi pjesëmarrësve të respektojnë rregullat e distancës.

Një zëdhënës i policisë, i tha agjencisë së lajmeve, dpa se ishin mbledhur rreth 10.000. vetë.

Një reporter i AFP-së ka bërë të ditur, se pjesëmarrësit në protestë nuk i respektuan rregullat e distancës dhe mbajtjes së maskës./ DW

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?