Edi Rama me fjalë të mëdha për Bajram Rexhepin: Pata fatin ta njoh atë zotni të madh e të urtë

Edi Rama me fjalë të mëdha për Bajram Rexhepin: Pata fatin ta njoh atë zotni të madh e të urtë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka kujtuar ish kryeministrin Bajram Rexhepi në 3 vjetorin e vdekjes së tij. Rama ka shkruar fjalë të mëdha për ish kryeministrin kosovar, duke rikujtuar kontributin e tij në luftë dhe pas saj, përcjell periskopi. “Ai u bë kryeministri i parë e i gjithëpranuar i Kosovës, me mbështetjen e krejt […]

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka kujtuar ish kryeministrin Bajram Rexhepi në 3 vjetorin e vdekjes së tij.

Rama ka shkruar fjalë të mëdha për ish kryeministrin kosovar, duke rikujtuar kontributin e tij në luftë dhe pas saj, përcjell periskopi.

“Ai u bë kryeministri i parë e i gjithëpranuar i Kosovës, me mbështetjen e krejt forcave politike, kur dukej se askush s’mund ta merrte konsensusin e tyre dhe ishte i pari zyrtar i lartë i Kosovës së lirë, që shkeli në Mitrovicën e dasisë së madhe, vendlindjen e tij, duke u bërë garanti i sigurisë për të gjithë atje”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë i Ramës dedikuar Rexhepit:

BAJRAM REXHEPI, e përjetoi dhimbjen e plagëve të luftës çlirimtare, si mjeku i UÇK-së që u shërbeu çlirimtarëve të plagosur, duke kryer deri edhe ndërhyrje të rënda kirurgjikale e duke shpëtuar jetë shumë larg sallës së operacionit, mes maleve të rezistencës për liri. Ai u bë kryeministri i parë e i gjithëpranuar i Kosovës, me mbështetjen e krejt forcave politike, kur dukej se askush s’mund ta merrte konsensusin e tyre dhe ishte i pari zyrtar i lartë i Kosovës së lirë, që shkeli në Mitrovicën e dasisë së madhe, vendlindjen e tij, duke u bërë garanti i sigurisë për të gjithë atje. Mbetet epike lëvizja e tij paqtuese, në krye të turmës së irrituar, kur pas mbytjes së dy fëmijve shqiptarë në ujrat e Mitrovicës, valvula e tensionit ndëretnik arriti në një moment shpërthyes. Debati i tij me Oliver Ivanoviçin, i përket historisë si debati i parë publik i pasluftës me një përfaqësues të komunitetit serb.

 

Kam pasur fatin dhe nderin ta njoh atë zotni të madh e të urtë, që i shërbeu Kosovës në luftë e në paqe, me humanizmin shembullor dhe modestinë e admirueshme të një mjeku punëshumë e fjalëpakë. Ai burrë të kujtonte me sjelljen e buzëqeshjen e tij, atë fjalën kuptimplotë shqiptare, guri i rëndë në vendin e vet. Si ajo fjalë ishte edhe vendimi i tij, që të mos e lëvizte kulmin e shtëpisë nga Mitrovica, e të jetonte aty me gruan, vajzën dhe rrezikun gjithnjë të pranishëm, të ndonjë konflikti me pasoja fatale për familjen e vet. Sot e gjithë ditën shtëpia e mjekut që u bë kryeministër, është po aty, shembull i fjalës së pandarë nga vepra e njeriut që jo vetëm e mbronte idenë e moslargimit të shqiptarëve nga Mitrovica, po edhe e mishëronte atë duke mos u larguar nga ajo tokë e bashkëjetesës së vështirë, por jo të pamundur në Veriun e Kosovës.

 

Bajrami u nda nga jeta ende i ri, në 21 gushtin e tre viteve më parë, si një hero krejt i veçantë, i cili pa zhurmë e pa bujë jetoi, punoi, shërbeu ku dhe sa mundi për vendin e tij, pa e ngritur kurrë zërin, po duke folur qartë e troç me shembullin e vet, sa të veçantë aq edhe frymëzues, e duke treguar se sa e mirë është politika, kur njeriu e përdor atë për të kuruar e për të shëruar plagët e bashkësisë, së cilës i vihet në shërbim. Me përkushtim.

 

#TëPAHARRUESHËM

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?