Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Eset Ujkani, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ky është njoftimi i plotë: Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata […]
Eset Ujkani, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ky është njoftimi i plotë:
Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Eset Ujkani, Eseti si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardhë!
HG












