​Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut shtyhet për në tetor

Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk do të fillojë më 1 shtator, siç është paralajmëruar më herët, por me një muaj vonesë – më 1 tetor, bëri të ditur i emëruari për kryeministër, Zoran Zaev. “Viti shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator. Për shkak të përgatitjes së protokolleve shëndetësore, mësimi […]

“Viti shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator. Për shkak të përgatitjes së protokolleve shëndetësore, mësimi duhet të nisë më 1 tetor. Vendimi do të merret në seancën e parë të qeverisë, në të cilën do të miratohen edhe ndryshimet ligjore për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, tha Zaev gjatë dorëzimit në kuvend të përbërjes së re të qeverisë, e cila, siç bëhet e ditur, do të votohet deri në fund të javës.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut i ka rekomanduar qeverisë që mësimi nga klasa e parë deri në të tretën të nisë me praninë fizike të nxënësve në shkolla, ndërsa fëmijët që nuk duan të rikthehen në shkolla, mësimin mund ta ndjekin online, paralelisht me nxënësit tjerë me prani fizike.

Për klasat e tjera të arsimit fillor dhe të mesëm, mësimi është paraparë të mbahet online.

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet më të prekura në Ballkanin Perëndimor nga pandemia e koronavirusit. Mbi 13,800 persona janë infektuar dhe mbi 570 kanë humbur jetën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?