​Gjuriq: S’ka njohje reciproke në Bruksel, Avdullah Hoti po rren

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot, para takimit të radhës midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, se njohja reciproke Serbi-Kosovë ‘nuk do të jetë kurrë në agjendë’. “Brenda dialogut teknik Beograd-Prishtinë po diskutohen aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve dhe krijimit të kushteve për jetën normale […]

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot, para takimit të radhës midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, se njohja reciproke Serbi-Kosovë ‘nuk do të jetë kurrë në agjendë’.

“Brenda dialogut teknik Beograd-Prishtinë po diskutohen aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve dhe krijimit të kushteve për jetën normale të qytetarëve në Kosovë, por njohja e ndërsjellë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë në agjendë,” tha Gjuriq.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, po ‘përhap lajme të rreme me qëllim të minimit të përpjekjeve për të vazhduar dialogun’.

“Hoti mund, si më parë, të mbajë vetëm monologë mbi atë temë, por nuk do të ketë dialog për këtë,” tha Gjuriq duke iu referuar mundësisë së njohjes reciproke në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Ai shtoi më tej se Serbia, “për shkak të provokimeve gjithnjë e më të shpeshta të Prishtinës dhe informacionit të rremë për përmbajtjen dhe qëllimet e dialogut, do t’i kërkojë Bashkimit Evropian, si një ndërmjetës në bisedime, të reagojë me këtë rast dhe të ndalë dezinformatat”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?