Dy pretendentët për president mbërrijnë në Qeveri për takim me kryeministrin Hoti

Kanë mbërritur tashmë në objektin e qeverisë së Kosovës, dy pretendentët e parë për president të Kosovës, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismas, Fatmir Limaj. Limaj dhe Haradinaj do të takohen sot me kryeministrin Hoti dhe një të përfolur tjetër për pozitën e presidentit, z.Isa Mustafa – që është edhe kryetar i […]
Limaj dhe Haradinaj do të takohen sot me kryeministrin Hoti dhe një të përfolur tjetër për pozitën e presidentit, z.Isa Mustafa – që është edhe kryetar i LDK-së.
Ky takim ndodh pas përplasjeve mes koalicionit qeveritar për çështjen e dialogut dhe atë të presidentit.
E gjithë kjo po ndodh në prag të takimit të 4 shtatorit dhe pasi u paralajmërua aktakuzë ndaj presidentit aktual, Hashim Thaçit. /Periskopi












