Driton Selmanaj konfirmohet pozitiv me koronavirus

Zëvendëskryeministri nga LDK’ja në Qeverinë Hoti, Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai ka thënë se është asimptomatik, shkruan Periskopi. Shkrimi i tij: Të nderuar, Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga […]
Zëvendëskryeministri nga LDK’ja në Qeverinë Hoti, Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ai ka thënë se është asimptomatik, shkruan Periskopi.
Shkrimi i tij:
Të nderuar,
Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme.
Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia.
Driton Selmanaj












