Dorëzohen në polici tre të dyshuarit për vrasjen e 54-vjeçarit në Nekoc të Drenasit

Dorëzohen në polici tre të dyshuarit për vrasjen e 54-vjeçarit në Nekoc të Drenasit

Djali i Shaban Sylës, Leutrimi, është dorëzuar në polici gjatë ditës së djeshme bashkë me dy persona të tjerë (njëri i mitur) si të dyshuar për vrasjen që ndodhi më 22 gusht në fshatin Nekovc të Drenasit. Lajmi u bë i ditur për Express nga ana e Policisë së Kosovës. “Fsh. Nekoc, Gllogoc 22.08.2020 – […]

“Fsh. Nekoc, Gllogoc 22.08.2020 – 18:24. Lidhur me rastin, më 26.08.2020 janë vetë dorëzuar tre të dyshuarit meshkuj  kosovarë (njëri i mitur), të cilët edhe kanë dorëzuar armën  e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia e Kosovës.

Në një deklaratë për Express, familja Syla ka kërkuar që e gjithë çështja t’u lihet organeve të drejtësisë.

“Kërkojmë që kjo çështje t’u lihet organeve të drejtësisë. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta shpirtërore për familjen Demiri dhe ndjejmë dhimbjen bashkë me ta. Apelojmë, kërkojmë nga politika sidomos nga politikanët pa bosht kurrizor që të mos hedhin benzinë në familjet tona”, thuhet në letrën që familja Syla ia ka dërguar Expressit.

E të dielën prindi i Leutrimit të dyshuarit kryesor për këtë vrasje, Shabani, nga Burgu i Dubravës për Gazetën Express ka folur rreth konfliktit që ka ndodhur të shtunën në fshatin Nekoc të Drenasit e si pasojë një person ka mbetur i vrarë. I dyshuari kryesor për këtë rast po besohet të jetë djali i Shabanit, Leutrimi. Ky i fundit deri sot gjendej në arrati.

Por, garanci se të apostrofuarit e përfshirë në konflikt do t’i dorëzohen shpejt policisë po jep i dënuari për tentim vrasje në vitin 2012, Shaban Syla.

Ai nga burgu ka folur për Express rreth historisë së konfliktit me familjen Demiri të cilës dje dyshohet se iu vra një familjar. Ndërsa, familja Demiri, të cilës i mbeti i vrarë Qamil Demiri, rreth 50-vjeçar, nuk ka dashur të deklarohet për mediat.

“E gjithë ngjarja, sipas djemve tanë ka nisë që ia kanë zënë pritën, për ta nxjerrë hakun e para 8 vitesh. Nuk kemi lypë besë. Sot janë gjakrat e nxehta. Unë nesër u kam thanë njerëzve të shkojnë dhe të lypin besë. Me sinqeritetin më të plotë unë them se djemtë do të dorëzohen. I lus familjen Demiri, që të ndalen, të ulen gjakrat. Le ta thotë fjalën e saj drejtësia”, thotë i burgosuri Shaban Syla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?