Dialogu: Kush shkon nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë

Dialogu: Kush shkon nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë

Delegacioni i Kosovës që do të shkojë për bisedime në Shtëpinë e Bardhë ende nuk është caktuar. Por, për shkak të telasheve me takimin e Brukselit, rreth përfaqësimit, kjo temë me siguri se do të shtohet për diskutim në takimin e së hënës kur mblidhen liderët e koalicionit, të cilët do të trajtojnë edhe mospajtimet […]

Delegacioni i Kosovës që do të shkojë për bisedime në Shtëpinë e Bardhë ende nuk është caktuar. Por, për shkak të telasheve me takimin e Brukselit, rreth përfaqësimit, kjo temë me siguri se do të shtohet për diskutim në takimin e së hënës kur mblidhen liderët e koalicionit, të cilët do të trajtojnë edhe mospajtimet tjera.  Zyra e Kryeministrit për Gazetën Express ka lënë të kutohet se delegacioni do të reflektojë përbërjen e partive të koalicionit.

Kanë mbetur rreth dy javë deri të përballja e Kosovës me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pala kosovare zyrtarisht thotë se akoma nuk ka caktuar se kush do të jetë pjesë e delegacionit.

Megjithatë, Gazeta Express mëson se kryeministri Hoti do të marrë me vete Skënder Hysenin, të cilin, në pajtim me presidentin Thaçi, i kanë dhënë një detyrë për dialog. Pjesë e delegacionit pritet të jetë edhe njeriu i Ramush Haradinajt në Qeveri, ministri Selim Selimi.

Takimi në Uashington mund të shtyhet për dy ditë, megjithatë një gjë është e konfirmuar, mbajtja e tij.

Nga Zyra e Kryeministrit Hoti thonë se akoma nuk është janë caktuar se cilët zyrtarë shtetërorë e shoqërojnë Hotin, por, me gjasë, ai do të marrë ndonjë ministër të kabinetit, që vjen nga partnerët qeveritarë.

Akoma nuk është caktuar, por me kryeministrin sigurisht se do të shkojë ndonjëri nga ministrat. Mund të jetë dikush nga partnerët e koalicionit. Ndonjë këshilltar i Kryeministrit. Por me emra, nuk janë caktuar akoma”, ka thënë Xhavit Beqiri, këshilltar për media i Kryeministrit Hoti.

Gazeta Express mëson se pjesë e delegacionit do të jetë koordinatori i emëruar nga QeveriBrenda AAK’së thonë se nuk e kanë folur kë e dërgojnë në Ëashington, por me gjasë me Hotin shkon ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ai ishte pjesëmarrës edhe në disa takime me shefin e Qeverisë në Bruksel, kur rifilloi dialogu me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Selimi përsërit vazhdimisht se shefi i partisë së tij, Ramush Haradinaj, e ka caktuar si përfaqësues të AAK’së në Qeveri, për dialogun me Serbinë. Ai tregoi hatërmbejtje, kur u kthye nga Brukseli, pasi Hoti nuk e mori në takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuciqin, e Selimi thoshte se ndihej i painformuar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?