Detaje të reja shokuese për kryeopozitarin rus: Pse spitali s’po lejon trasnferimin e tij në Gjermani

Zyrtarët e spitalit në Siberi, ku po trajtohet lideri opozitar rus, Alexei Navalny, nuk po lejojnë transferimin e tij në një spital tjetër, shkruan Associated Press, përkthen Periskopi. Pas shumë përpjekjesh e negociatash, në spitalin ku po qëndron në koma kryeopozitari rus pasi dyshohet se u helmua me caj, është lejuar të hyjë vetëm një […]
Zyrtarët e spitalit në Siberi, ku po trajtohet lideri opozitar rus, Alexei Navalny, nuk po lejojnë transferimin e tij në një spital tjetër, shkruan Associated Press, përkthen Periskopi.
Pas shumë përpjekjesh e negociatash, në spitalin ku po qëndron në koma kryeopozitari rus pasi dyshohet se u helmua me caj, është lejuar të hyjë vetëm një ekipi doktorëve gjermanë.
44 vjecari Navalny, që njihet si kritiku më i madh i pushtetit të korruptuar në Rusi, të udhëhequr nga Vladimir Putin, përfundoi në koma pasi dyshohet se u helmua me caj. Pamjet e publikuara nga një avion ku po udhëtonte Navalny, kanë paraqitur zërin e tij duke bërtitur për shkak të dhimbjeve të mëdha si pasojë e helmimit.
Një aeroplan më doktorë gjermanë ka ateruar në aeroportin e Omskut sot, mirëpo ata kanë sjellur vetëm disa pajisje megjithëse ishin nisur me idenë që ta transferonin Navalnyn në një spital në Berlin. Kjo nuk është lejuar nga autoritetet e spitalit në Siberi.
Kritikët e kanë vlerësuar këtë veprim të autoriteteve siberiane, si ‘një kërcënim real që vazhdon ende të jetë për jetën e Navalnyt”./Periskopi/












