Deputeti i PDK-së: Kosova vendi më i vonuar për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetaret nga pandemia

Deputeti i PDK-së: Kosova vendi më i vonuar për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetaret nga pandemia

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka kritikuar vonesën e Qeverisë së Kosovës, për të ndihmuar bizneset dhe familjet të cilat janë prekur si pasojë e gjendjes së krijuar nga COVID-19. Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kosova është vendi më i vonuar për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetarët. Hoxha […]

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka kritikuar vonesën e Qeverisë së Kosovës, për të ndihmuar bizneset dhe familjet të cilat janë prekur si pasojë e gjendjes së krijuar nga COVID-19.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kosova është vendi më i vonuar për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetarët.

Hoxha ka thënë se është e turpshme dhe e patolerueshme qasja që kanë bërë qeveria Kurti dhe Hoti.

Postimi i plotë i tij:

Kosova është vendi më i vonuar për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetaret nga Pandemia!

Është e turpshme dhe e pa tolerueshme dështimi i dy qeverive sikur asaj Kurti po ashtu edhe kësaj Hoti që për më shumë se 6 muaj nuk arritën që  përmes buxhetit të shtetit ta implementojnë një pako të vetme fiskale e cila i ndihmon bizneset dhe qytetarët të cilët janë prekur nga pandemia.

Nuk ekzekutuan as 170 eurot e premtuara, as pagesat e qeras se bizneseve, filluan te marrin edhe vendime te cilat i pengojnë bizneset siç është rasti me kufizimin e orarit të punës për sektorin e gastronomisë i cili është punëdhënësi më i madh në sektorin privat, e pas pak ditësh e vërejtën që bënë gabim të radhës  dhe u munduan ta përmirësojnë, sinqerisht  këto janë veprime amatoreske të cilat  nuk guxon t’i bëjë një qeveri e një vendi normal.

Ne për hir të gjendjes në të cilën ndodhet vendi si parti opozitare ju votuam edhe rishikimin e buxhetit. Tani pas 6 muajve sjellin në Kuvend një projektligj për rimëkëmbje ekonomike i cili ka shumë mangësi dhe i njëjti mund të ketë probleme të ngjashme në implementim sikur pakoja e par fiskale që nuk u implementua ende.

Ju lutem të jeni më të shpejt dhe më të vëmendshëm në veprime institucionale dhe ta shpëtoni vendin edhe nga katastrofa ekonomike që mund ta kaploj shumë shpejt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?