Deputeti i LDK-së: Covid-19 do të prodhojë analfabetë

Deputeti i LDK-së: Covid-19 do të prodhojë analfabetë

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli, thotë se COVID-19 përveç që ka marrë jetë njerëzish, do të sjellë edhe dëme tjera afatgjate. Ndër to, thotë Avdyli, do të prodhojë edhe analfabetë. “Përveç humbjeve të mëdha të jetërave të çmuara të bashkëqytetarëve tanë ,Covidi do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me […]

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli, thotë se COVID-19 përveç që ka marrë jetë njerëzish, do të sjellë edhe dëme tjera afatgjate.

Ndër to, thotë Avdyli, do të prodhojë edhe analfabetë.

“Përveç humbjeve të mëdha të jetërave të çmuara të bashkëqytetarëve tanë ,Covidi do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me vite:1. shkatërrimi ekonomik i mirëqenies familjare, 2. prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor dmth analfabetë. 3. rritja e krimit ,vjedhjeve e veprave delikuente si pasojë e pikave 1 e 2. 4. trazira e jostabilitet politik që do vijnë nga përqarjet politike por edhe nga gjendja e rëndë ekonomike”, shkruan Avdyli në Facebook.

Tutje, si pikë të 5-të, Avdyli e ka përmendur edhe gjendjen e rënduar psikologjike të popullatës me rritje të dhunës në familje e shoqëri e shtim të vetëvrasjeve.

“6. migrimi i shtuar i pjesës më vitale të shoqërisë, 7. rritje e sëmundjeve e vdekjeve nga sëmundjet tjera, për shkak se resurset e sistemit shëndetësor janë orientuar në luftën anti- Covid. 8. distancimi fizik për mbrojtje nga Covid do krijoi një njerëz asocial, introvert, jo komunikativ e paranoik”, thotë Avdyli.

Tutje, Avdyli thotë se do të kemi gjenerata fëmijësh të rritur në botë virtuale jo reale por të padijshëm dhe të keq edukuar.

“Jo të gatshëm për t’u kyçur në tregun e punës e jetën reale. Janë këto disa, e mund të jenë edhe shumë më shumë, pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak t’i zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore”, shkruan Avdyli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?