Daçiq: Mos i gënjeni njerëzit se Serbia do ta njohë Kosovën

Daçiq: Mos i gënjeni njerëzit se Serbia do ta njohë Kosovën

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i ka cilësuar “gënjeshtra të neveritshme” deklaratat e opozitës atje se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq janë të gatshëm ta njohin pavarësinë e Kosovës. “Ka shumë gënjeshtra të neveritshme që qeveria në Serbi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq janë të gatshëm të njohin pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Daçiq […]

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i ka cilësuar “gënjeshtra të neveritshme” deklaratat e opozitës atje se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq janë të gatshëm ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ka shumë gënjeshtra të neveritshme që qeveria në Serbi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq janë të gatshëm të njohin pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Daçiq në një deklaratë për media

Daçiq theksoi se “Serbia dhe Vuçiq e kanë thënë qartë një milion herë se Beogradi dëshiron një dialog dhe një zgjidhje paqësore të problemit, por se nuk pajtohet të shantazhohet dhe ultimatum për njohjen e Kosovës”.

“Pra, ndaloni së gënjyeri njerëzit që dikush do ta njohë Kosovën,” shtoi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë tha se në tetë vitet e mëparshme, për sa kohë që zgjati koalicioni qeverisës i Partisë së tij Socialiste dhe Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit, Serbia “e vendosi çështjen e Kosovës përsëri në rendin e ditës”, për dallim nga koha kur partia qeverisëse drejtohej nga Partia Demokratike e Boris Tadiqit.

“Në atë kohë, gati 90 vende e njohën Kosovën, gjatë qeverisjes sonë 18 vende tërhoqën njohjen e Kosovës, kështu që sot Kosova nuk ka më shumicë për pranim në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Daçiq.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?