Ç’të pini në mëngjes, kur ju nevojitet pak energji

Ç’të pini në mëngjes, kur ju nevojitet pak energji

u mund të doni të pini kafe që “të hapni sytë” çdo mëngjes, por ka edhe shumë pije të tjera, më të shëndetshme, me të cilat mund të merrni energji për ta shfrytezuar gjatë gjithë ditës. – Çajra Çaj jeshil, i bardhë apo i zi, të gjitha përmbajnë kafeinë, por sasia është më e moderuar […]

u mund të doni të pini kafe që “të hapni sytë” çdo mëngjes, por ka edhe shumë pije të tjera, më të shëndetshme, me të cilat mund të merrni energji për ta shfrytezuar gjatë gjithë ditës.

– Çajra

Çaj jeshil, i bardhë apo i zi, të gjitha përmbajnë kafeinë, por sasia është më e moderuar dhe për më tepër, energjia do t’ju zgjasë me shumë.

Një sekret i vogël: Kourtney Kardashian përdor çaj jeshil çdo mëngjes, për një bark të sheshtë.

Ç'të pini në mëngjes, kur ju nevojitet pak energji

– Smoothie Jeshile

Merrni gjithë vlerat ushqimore dhe vitaminat që ju duhen, që në mëngjes. Përzieni fruta, akull dhe spinaq për të bërë një pije të shëndetshme mëngjesi.

Ç'të pini në mëngjes, kur ju nevojitet pak energji

– Smoothie me fara Chia

Farat Chia janë të mbushura me lëndë ushqyese, veçanërisht proteina dhe së fundmi, janë një zgjedhje e njohur e dietologëve dhe atletëve. Me qindra receta në internet, ju mund të përgatisni pije të ndryshme me to.

Ç'të pini në mëngjes, kur ju nevojitet pak energji

– Kombucha

Kombucha vjen nga çaji i zi i fermentuar. Është i mbushur me mikroorganizma, aftësia e të cilave rigjeneron hekurin që vjen nga çaji. Shumë e thjeshtë për t’u bërë në shtëpi dhe shumë e mirë për t’ju mbushur me energji.

Ç'të pini në mëngjes, kur ju nevojitet pak energji

– Lëng panxhari

Lëngu i panxharit është zbuluar se zgjat më shumë qëndrueshmërinë atletike, sipas një studimi të Universitetit të Exeter, në Mbretërinë e Bashkuar. Shtrydheni atë dhe kombinojeni me fruta të tjera, si kivi, mollë etj dhe do të keni një pije të shijshme që do t’ju japë energji për të përballuar gjithë ditën.

Ç'të pini në mëngjes, kur ju nevojitet pak energji

– Uji

Me siguri e keni dëgjuar një milion herë, por uji është thelbësor për ruajtjen e energjisë gjatë ditës. Jo vetëm që duhet ta konsumoni në mëngjes, por edhe në vazhdim deri në mbrëmje. Shumë njerëz shpesh shkojnë drejt pijeve energjike, të ngarkuara me kafeinë dhe sheqer, kur gjithçka që u nevojitet është një hidratim i mirë.

Ç'të pini në mëngjes, kur ju nevojitet pak energji

Shënim: Konsultohuni me mjekun tuaj, përpara se të nisni një regjim që konsiston në përdorimin e shumtë të ndonjërës prej pijeve të mësipërme.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar