Ç’na mësoi rënia dramatike e Ellen për mënyrën si shohim VIP-at

Ç’na mësoi rënia dramatike e Ellen për mënyrën si shohim VIP-at

Në kaq pak kohë, shumë gjëra ndodhën me Ellen DeGeneres, nga thashethemet e para të keqtrajtimit të punonjësve, e deri te rrëfimet shokuese, hetimi i WarnerMedia dhe letra ku Ellen kërkonte falje. Së fundmi, përflitet se Ellen po bëhet gati që të heqë dorë nga emisioni, ndonëse producentët e kanë mohuar. Sidoqoftë, mund të themi […]

Në kaq pak kohë, shumë gjëra ndodhën me Ellen DeGeneres, nga thashethemet e para të keqtrajtimit të punonjësve, e deri te rrëfimet shokuese, hetimi i WarnerMedia dhe letra ku Ellen kërkonte falje. Së fundmi, përflitet se Ellen po bëhet gati që të heqë dorë nga emisioni, ndonëse producentët e kanë mohuar. Sidoqoftë, mund të themi që Ellen është në momentin më të keq të karrierës së saj, që pas çastit kur deklaroi se ishte lesbike në 1997-n.

Sidoqoftë, duhet theksuar se çështja është ende në hetim dhe nuk dihet me siguri nëse Ellen ka keqtrajtuar personalisht punonjësit ose ka qenë në dijeni të abuzimit të producentëve. Megjithatë, pavarësisht pikëpyetjes së madhe që shënon një ngjarje të tillë, rënia dramatike e saj mund të shënojë nga ana tjetër një mënyrë të re se si duhen parë personazhet e famshëm.

Nuk është hera e parë që Hollywood-i toleron sjellje, shpeshherë edhe monstruoze, për sa kohë fitimet rrjedhin lum (kujtoni Harvey Weinstein).

Nëse Ellen nuk do të ishte prezantuar në publik si imazh i dhembshurisë dhe empatisë, ndoshta nuk do të ishte përballur tani me një reagim kaq të ashpër. Mjafton të kujtojmë sa shumë para ka dhuruar nëpër emisione, sa shumë surpriza ka realizuar dhe sa shumë kanë qeshur njerëzit me të.

Të parit përtej perdes, përtej asaj që shfaqet në ekran (gjithmonë nëse akuzat janë të vërteta) i gjeti njerëzit e papërgatitur dhe gjithë çfarë lexuan ishin shqetësuese.

Ellen, nga një grua karizmatike dhe e dashur, u shfaq si dikush që “zgjidhte një anëtar të stafit që t’ia bënte jetën ferr çdo ditë”, “pushonte njerëzit nga puna pa asnjë paralajmërim”, “ankohej për manikyrin e krisur të punonjësve”, “vendoste rregulla për drekën e punonjësve”, “pushonte nga puna dikë që sapo kishte tentuar të kryente vetëvrasje” etj.

Gjithë këto histori i heqin Ellen dhe kujtdo tjetër shkëlqimin me të cilin jemi mësuar t’i shohim VIP-at dhe ndoshta, kështu duhen parë. Një qasje e tillë duhet konsideruar si një qëndrim pozitiv dhe të famshmit, pikërisht ata që adhurojmë, duhen parë më me cinizëm, sepse dukshëm nuk jetojnë në të njëjtin realitet me të tjerët, me njerëzit e thjeshtë. Duhen parë me skepticizëm, sidomos nëse motoja e tyre është “Bëj mirë!”.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar