Çka po “fsheh” Gjykata Speciale

Çka po “fsheh” Gjykata Speciale

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Kosovës vazhdojnë t’i mbajnë të fshehura aktakuzat e para, pavarësisht se afati prej gjashtë muajsh për konfirmimin ose hedhjen poshtë të tyre ka kaluar më 24 gusht, pra dje. Më 14 shkurt të këtij  viti është bërë kërkesa për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprake në Dhomat e […]

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Kosovës vazhdojnë t’i mbajnë të fshehura aktakuzat e para, pavarësisht se afati prej gjashtë muajsh për konfirmimin ose hedhjen poshtë të tyre ka kaluar më 24 gusht, pra dje.

Më 14 shkurt të këtij  viti është bërë kërkesa për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale dhe dhjetë ditë më vonë, aktakuza i është dorëzuar gjyqtarit francez, Nikola Giju.

Në bazë të kësaj, i bie që më 24 gusht, pra dje edhe ka përfunduar afati prej gjashtë muajsh në bazë të rregullores për ngritjen e aktakuzës dhe publikimin e saj.

Mirëpo pavarësisht se ka kaluar ky afat, akoma nuk është publikuar asnjë aktakuzë.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, i ka thënë lajmi.net, se akoma nuk është publikuar asnjë aktakuzë dhe derisa të mos publikohet ajo mbetet konfidenciale dhe nuk dihet se kur do të publikohet.

“Deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike, dhe derisa aktakuza të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Prandaj, nuk jam në gjendje t’ju them nëse një aktakuzë është konfirmuar, as nuk mund të them saktësisht kur kjo mund të ndodhë”, ka thënë Greip.

Griep ka bërë të ditur për lajmi.net, se pavarësisht se gjykatësi i procedurës paraprake ka deri në gjashtë muaj kohë për publikimin e aktakuzave, sipas saj, mospublikimi i tyre mund të bëhet me kërkesë të gjyqtarit të procedurës paraprake për shkak të sigurisë dhe se një gjë të tillë e parasheh edhe rregullorja.

“Edhe pse gjykatësi i procedurës paraprake ka deri në gjashtë muaj për të shqyrtuar një aktakuzë, edhe nëse një aktakuzë konfirmohet, Rregullorja e Procedurës dhe Provat parashikojnë një numër skenarësh që mund të rezultojnë që një aktakuzë e konfirmuar të bëhet publike më vonë se gjashtë muajt pas paraqitjes së tij. Për shembull, Rregulla 88 parashikon që Gjykatësi paraprak mund të urdhërojë mos zbulimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose të shmangë ndërprerjet e procedurave”, sqaroi Griep.

Por Griep pavarësisht se nuk ka dhënë ndonjë datë, ajo ka thënë se aktakuza mund të konfirmohet kur i akuzuari paraqitet për herë të parë në gjykatë.

“Në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës”, theksoi Griep për lajmi.net.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit dhe duhet të paraqitet pranë gjykatës më 8 shtator.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme është ftuar nga Gjykata Speciale edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Eset Ujkani, por që nuk dihet në çfarë cilësie.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?