Çiklistët italianë bëjnë 1300 km për të falënderuar mjekët dhe infermierët shqiptarë

Çiklistët italianë bëjnë 1300 km për të falënderuar mjekët dhe infermierët shqiptarë

Një grup çiklistësh italianë përshkuan 1300 kilometra për të falenderuar mjekët dhe infermierët shqiptarë që mbërritën në Itali në fundmars, gjatë urgjencës së Covid-19. Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri Lani dhe koordinatori i komitetit tekniko-shkencor të qeverisë italiane për emergjencën COVID-19, Agostino Miozzo, (i pranishëm në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit si kreu […]

Një grup çiklistësh italianë përshkuan 1300 kilometra për të falenderuar mjekët dhe infermierët shqiptarë që mbërritën në Itali në fundmars, gjatë urgjencës së Covid-19.

Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri Lani dhe koordinatori i komitetit tekniko-shkencor të qeverisë italiane për emergjencën COVID-19, Agostino Miozzo, (i pranishëm në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit si kreu i Mbrojtjes Civile Italiane), mirëpriti grupin e çiklistëve nga Conegliano Veneto.

Grupi i çiklistëve “Alè Azzurri” udhëtoi më shumë se 1300 km, duke u nisur nga Conegliano Veneto (qyteti i ish-trajnerit të ekipit kombëtar shqiptar, Gianni De Biasi). Grupi mbërriti në Ambasadën Shqiptare dhe falënderoi mjekët përmes videokonferencës për përkushtimin në spitalin e Breshias.

Fillimisht, turneu përfshinte disa ndalesa në Ballkan dhe më pas arritjen në destinacionin përfundimtar Tiranë, ku grupi i çiklistëve do të falënderonte personalisht ekipin mjekësor dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Por, kufizimet për shkak të COVID-19 e detyruan grupin të bënte ndryshime të këtij udhëtimi. Ardhja në Tiranë u zëvendësua në mënyrë metaforike me atë në Piazza Albania në Romë, ku ndodhet monumenti i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në videokonferencë ndodhej edhe kampioni shqiptar i çiklizmit Eugert Zhupa, i cili mori pjesë katër herë në Giro d’Italia. Përveç kësaj, trajneri italian Gianni De Biasi ishte gjithashtu i pranishëm. “Një takim emocionues dhe i përzemërt.

Ne jemi miq të shkëlqyeshëm edhe në ditë të vështira. Një tjetër moment simbolik dhe i rëndësishëm që dëshmon për lidhjen midis vendeve dhe njerëzve tanë. Një det solidariteti dhe vëllazërimi na bashkon”, lexohet në postimin e publikuar në Facebook nga Ambasada e Shqipërisë në Itali.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?