Bytyçi: Ndërtimi i memorialit të sakrificës së fëmijëve të Kosovës të bëhet përmes konkursit ndërkombëtar

Bytyçi: Ndërtimi i memorialit të sakrificës së fëmijëve të Kosovës të bëhet përmes konkursit ndërkombëtar

Memoriali i sakrificës së fëmijëve të Kosovës, ideuar nga Nusret Pllana po kërkohet që të bëhet përmes një konkursi ndërkombëtar të arkitekturës, raporton Ekonomia Online. Këtë kërkesë e ka arkitekti i njohur kosovar, Arianit Bytyçi. Ndonëse e përkrah këtë iniciativë, Bytyçi kritikon institucionet vendore për mosndërtimin e muzeut të luftës së UCK-së dhe Pavarësisë. “Unë […]

Memoriali i sakrificës së fëmijëve të Kosovës, ideuar nga Nusret Pllana po kërkohet që të bëhet përmes një konkursi ndërkombëtar të arkitekturës, raporton Ekonomia Online.

Këtë kërkesë e ka arkitekti i njohur kosovar, Arianit Bytyçi. Ndonëse e përkrah këtë iniciativë, Bytyçi kritikon institucionet vendore për mosndërtimin e muzeut të luftës së UCK-së dhe Pavarësisë.

“Unë mendoj që kjo është një iniciativë e qëlluar duke pasur parasysh se edhe institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë diçka serioze në këtë drejtim të dokumentimit të sakrificës së popullit të Kosovës për Liri dhe Pavarësi. Kosova ende nuk e ka muzeun e luftës së UCK-së nuk e ka monumentin e Pavarësisë që do të duhej të ishte në kryeqytet ku do të duhej që të ishin të prezantuara sakrificat e popullit të Kosovës”, u shpreh ai.

Bytyçi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se iniciativa e tillë është shumë e qëlluar por që duhet të hapet konkurs ndërkombëtar, në mënyrë që sipas tij të inkurajonte pjesëmarrjen e arkitektëve ndërkombëtar.

“Prandaj inciativa për këtë monument është e qëlluar. Në aspektin arkitektonik kjo duhet të trajtohet përmes një konkursi ndërkombëtar të arkitekturës që do të inkurajonte pjesëmarrjen e arkitektëve që janë të domosdoshme për të projektuar një monument të luftës së fëmijëve të Kosovës, që do të duhej të fillonte dhe të kishte vizion të qartë për prezantimin në mënyrë bashkëkohore të sakrificës për fëmijët e Kosovës me qëllim që të ngritet monumenti arkitektonik unik që do të ishte pjesë e identitetit kulturor të Kosovës”, shtoi ai.

Bytyçi thotë se konkursi ndërkombëtarë do ta ndihmonte Kosovën në kohën kur përballet me Gjykatën Speciale.

“Duke pasur parasysh sakrifica e luftës nuk është dokumentuar në nivelin aq të lartë dhe Kosova gjendet një moment të ndjeshëm historik dhe shpallja e një konkursi ndërkombëtar e arkitekturës për monumentin e sakrificës së fëmijëve të Kosovës për liri do të ishte një lajm I mirë për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thotë ai për EO.

Teksa ka folur për këtë, arkitekti i njohur kosovar thotë se qasja e institucioneve pos konkursit ndërkombëtar do të duhej të ishte edhe përzgjedhja e jurisë profesionale.

“Qasja institucionale lidhur me realizimin e këtij monumenti do të duhej të ishte shpallja e një konkursi ndërkombëtar të arkitekturës e cila do të hartohej edhe në bashkëpunim me iniciatorët e këtij monumenti por me pjesëmarrjen e arkitektëve botëror që kanë njohuri për muzetë e luftës. Juria e përzgjedhjes së projektit që do të ishte rezultat ndërkombëtar në arkitekturë duhet të jetë kredibile në mënyrë që emrat e tyre të bëhen publik dhe të mos kemi situata që me çështje kaq të ndjeshme të manipulohet”, thotë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?