Biden do ta pranojë virtualisht nominimin për president

Biden do ta pranojë virtualisht nominimin për president

Joe Biden ka anuluar planet për pranim të nominimit presidencial nga ana e demokratëve në Milluaki më vonë gjatë këtij muaji për shkak të shqetësimeve rreth koronavirusit. Fushata e Bidenit ka thënë më 5 gusht se ish-nënpresidenti amerikan do të realizojë fjalimin e tij të pranimit të nominimit nga shtëpia e tij në Delauer. Ky […]

Joe Biden ka anuluar planet për pranim të nominimit presidencial nga ana e demokratëve në Milluaki më vonë gjatë këtij muaji për shkak të shqetësimeve rreth koronavirusit.

Fushata e Bidenit ka thënë më 5 gusht se ish-nënpresidenti amerikan do të realizojë fjalimin e tij të pranimit të nominimit nga shtëpia e tij në Delauer.

Ky njoftim e kthen konventën e demokratëve, që do të mbahet nga 17 deri më 30 gusht, në organizim virtual.

Shumica e demokratëve do të mbajnë fjalime në këtë konventë po ashtu në formë virtuale, derisa vetëm zyrtarët e Viskonsin do të mund të mbajnë fjalime në qendrën në Milluaki.

Konventat e partive janë ngjarje të rëndësishme në politikën amerikane, pasi aty delegatët edhe formalisht nominojnë kandidatin presidencial të partisë për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ato po ashtu shfrytëzohen nga kandidatët për të qenë më afër me milionë votues.

Demokratët janë duke synuar të shpërfaqin një qasje më serioze ndaj krizës publike shëndetësore, për dallim nga ajo që e kosiderojnë si qasje të rrezikshme të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj pandemisë me koronavirus.

Më 5 gusht, edhe Trump ka thënë se është duke shqyrtuar mundësinë që më 27 gusht, fjalimin për pranim të nominimit nga ana e republikanëve ta marrë nga Shtëpia e Bardhë, ndonëse ka dilema nëse një gjë e tillë do të shkelte normat etike.

Trump pati bartur konventën në Florida për shkak të rregullave për distancim fizik në Karolinën Veriore, ku ishte planifikuar të mbahej fillimisht konventa e republikanëve.

Mirëpo Trump ka anuluar më vonë edhe këto plane meqë numri i të infektuarve me koronavirus është rritur tejet shumë në Florida.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?