BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe pajisje tjera

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, për trajtimin e pacientëve të prekur me koronavirus. Pakoja e fundit e ndihmës kap vlerën e 900 mijë eurove dhe përmban 30 ventilatorë, 200 pulsi-oksimetër e 20 makina elektrokardiografike, të cilat i ka dorëzuar […]

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, për trajtimin e pacientëve të prekur me koronavirus.

Pakoja e fundit e ndihmës kap vlerën e 900 mijë eurove dhe përmban 30 ventilatorë, 200 pulsi-oksimetër e 20 makina elektrokardiografike, të cilat i ka dorëzuar zëvendësambasadori i BE-së në Kosovë, Riccardo Serri.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se pajisjet e ardhura do t’i japin shtytje riorganizimit që ka nisur brenda institucioneve shëndetësore.

“Këto pajisje do të na ndihmojnë shumë në riorganizimin, që po e bëjmë bashkë me SHSKUK-në për t’i ndihmuar qytetarët, të cilët po përballen me pandeminë COVID-19”, tha ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, e ka vlerësuar lart kontributin e BE-së për Kosovën në luftën me pandeminë COVID-19.

“BE e ka ndihmuar Kosovën jo vetëm me pajisje, por edhe në forma tjera. Kërkoj, sërish, që të respektohen masat dhe rekomandimet e institucioneve, në mënyrë që sa më pak të përdoren këto mjete”, tha Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?