Avokati Koci kërkon të merret në pyetje shkrimtari serb i librit për trafikimin e organeve nga UÇK-ja

Avokati Koci kërkon të merret në pyetje shkrimtari serb i librit për trafikimin e organeve nga UÇK-ja

Arianit Koci, avokati i njohur kosovar, ka bërë një status duke demaskuar ‘të vërtetën’ e një libri të një shkrimtari serb që u bo edhe film – e i cili tematizon pretendimin e “trafikimit të organeve” nga ushtarët e UÇK-së.  Z.Koci ka deklaruar se ky roman – e të cilin e ka lexuar – ishte […]

Z.Koci ka deklaruar se ky roman – e të cilin e ka lexuar – ishte shumë i dobët dhe se të vërtetat e tij duhet të shqyrtohen edhe nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Pretendimi më qesharak e i turpshëm i këtij libri/filmi del të jetë ai që një serbit i merret zemra dhe i vendoset një qytetarit gjerman i cili më pas duke ëndrruar për serbin, zemrën e të cilit e ka transplatuar, vendos të kthehet në Kosovë e të konvertohet në ortodoks, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë nga avokati: 

“Žetva” – filmi serb për “shtëpinë e verdhë” dhe “trafikimin me organe”

Romani Zemra serbe e Johanit (Srpsko Srce Johanovo), sipas autorit Veselin Xheletoviq, është “i bazuar në ngjarje të vërtetë”.

Si të tillë, e ka pranuar edhe Qendra Kinematografike e Serbisë, e cila i ka ndarë 40 milionë dinarë për ekranizimin e këtij projekti.

Por, cila është ngjarja e cila pasqyrohet në roman?

Përmbledhje:

Kriminelët shqiptarë, pjesëtarë të UÇK-së, në shtëpinë e verdhë në Burrel, ia nxjerrin zemrën një serbi të kidnapuar në Kosovë – person që e ka njohur autori – dhe të njejtën e shesin në tregun ilegal të organeve. Ajo zemër i transplatohet Johanit, pasanikut gjerman, i cili e ka titullin e baronit dhe, i cili, rrjedh nga një familje fisnike.

Johanit në endrra i shfaqet jeta e serbit, zemrën e të cilit e mban në gjoks.

Duke i ndjekur ato ëndrra, gjermani Johan vjen në Kosovë, dhe a takon djalin e serbit të vrarë. Konvertohet në fenë ortodokse dhe e adopton fëmijën.

I intriguar me vetë ngjarjen – romanin, i cili ishte në alfabetin cirilik, e lexova në një frymë, për disa orë.

Çka të shoh?

Së pari, autori në bazë asaj çka lexova është një shkrimtar jashtëzakonisht i dobët.
Nuk më kujtohet të kem lexuar roman më dobët të shkruar.

E sa i përket ngjarjes, ajo është tregim më vete.

Aq shumë ka alogjizma dhe mospërputhje me gjendjen faktike, sa që me thënë se është gënjeshtër naive, pak po më duket.

Autori, në roman, i përshkruan shqiptarët dhe UÇK-në, në mënyrë më të keqe të mundshme.
Propagandë tipike serbe.

Në këtë “dëshmi” mbi vuajtjet e serbëve në Kosovë, janë të përfshira edhe strukturat e inteligjencës të BND-së dhe të KFOR-it.

Inskenimet serbe të viteve të 80-ta, (ju kujohet rasti i Gjorgje Martinoviqit) dhe rastet si ai në kafenenë “Panda” në Pejë, ku u vranë disa të rinj serbë nga vetë strukturat serbe të sigurisë, e pastaj iu hodh faji shqiptarëve – janë duke vazhduar.

Me këtë film po tentohet të krijohet bindja se vërtetë ka pasur trafikim me organe nga ana e disa pjesëtarëve të UÇK-së.

Për më tepër, nuk është e rastit që mu tani, kur pritet të fillojnë gjykimet në Hagë, po fillon të xhirohet ky film.

Krejt kjo është një orkestrim.

Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në mënyrë sistematike po i dërgohen prova të rrejshme dhe “dëshmi” për kinse krimet e UÇK-së ndaj serbëve dhe të tjerëve.

Sidoqoftë, pasiqë thuhet se romani është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe këto krime janë në kompetencë të Zyrës së Prokurorit të Specialzuar në Hagë, e ftoj këtë Prokurori që ta thërrasë, në cilësinë e dëshmitarit, autorin e librit dhe ta hetojë këtë rast.

Ngjarja qenka “e vërtetë” e autori qenka gjallë. Krejt çka duhet është që të hetohet ky rast.

Koha është të çmontohen gënjeshtrat sistematike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?