Austria zbulon mashtrimin : Mbi 1000 kosovarë vodhën shtetin, nisin hetimet edhe ndaj familjarëve

Austria zbulon mashtrimin : Mbi 1000 kosovarë vodhën shtetin, nisin hetimet edhe ndaj familjarëve

Autoritetet e shtetit austriak pas një hetimi të gjatë, kanë zbuluar se si një kompani e udhëtimit përmes dy autobusëve ka realizuar rreth 1 mijë e 737 udhëtime në relacionin Kosovë-Austri përgjatë viteve 2014/2015 në përkrahje të një mashtrimi që rreth 1000 kosovarë kanë kryer ndaj shtetit austriak. raporton Gazeta Express. Këto udhëtime ishin realizuar […]

Këto udhëtime ishin realizuar në bashkëpunim me rreth mbi 1000 kosovarë të cilët tashmë është zbuluar se e kanë mashtruar shtetin austriak duke përfituar përkrahje financiare në mënyrë të jashtëligjshme.

Pas disa intervistimeve të kryera dhe një skanimi të agjencive të sigurimeve shoqërore, është zbuluar se këta persona ishin të regjistruar në Austri si të pa punë dhe kishin përfituar financiarisht apo edhe kishin marrë përkrahje financiare edhe për familjet e tyre, derisa shumicën e kohës ata nuk kanë qëndruar në Austri, por vetëm janë regjistruar për të marrë përfitimet financiare.

Siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, ka qenë shumë e vështirë të zbulohet një mashtrim i tillë afatgjatë, pasi që disa persona kanë qenë të regjistruar në një adresë të njëjtë banimi.

Në momentin kur janë realizuar kontrolle nga Zyrat e Punësimit në Austri, personat në fjalë janë lajmëruar nga dikush dhe kanë udhëtuar menjëherë nga Kosova për në Austri.

Për më shumë, këta persona kishin bërë edhe regjistrime të falsifikuara të sigurimit shëndetësor në Austri dhe se kontrollet shëndetësore ua ka mbuluar shteti austriak.

Në mesin e personave të dyshuar janë edhe drejtuesit e autobusit të cilët është zbuluar se gjithashtu ishin regjistruar si të papunë edhe pse kishin marrë pagat për udhëtimet që kishin realizuar.

Për më tepër janë duke u hetuar edhe familjarët e drejtuesve të autobusëve të cilën kanë abuzuar me përfitimet sociale.

Me rastin është duke u marrë prokurori publik i Styrias në Graz të Austrisë.

“Vlen të hedhim një vështrim. Nëse duam ta mbajmë të paprekur sistemin tonë social në një afat të gjatë, ai gjithashtu duhet të mbrohet më mirë nga mashtrimi”, tha Ministri i Brendshëm Karl Nehammer me rastin e zbulimit të një mashtrimi të madh të shërbimit shoqëror nga qytetarët kosovarë në Styria.

Lidhur me rastin ka folur edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer.

“Nëse duam ta mbajmë të paprekur sistemin tonë shoqëror në periudhë afatgjate, duhet që ta mbrojmë shumë më mirë nga mashtrimet”, ka thënë ai.

Nehammer është shprehur i lumtur për zbulimin e rastit pasi tashmë thotë se po kursehen paratë e taksapaguesve të Austrisë dhe se janë parandaluar pagesat të mëtejshme.

“Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë ata që ishin të përfshirë në hetimin e këtyre krimeve.”, ka thënë ai.

Ministri austriak gjithashtu ka thënë se “përfitimet sociale përdoren ata të cilët kanë nevojë për përkrahjen e shtetit”.

“Sidoqoftë, ka njerëz që duan të marrin përfitime pa të drejtë dhe të dobësojnë sistemin shoqëror dhe ekonominë – ne duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat dhe të zbatojmë sanksione.”, ka përfunduar Karl Nehammer.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?