Amerika i tregon dorën e hekurt Sudanit: Paguaj 330 milionë dollarë, të heqim nga lista e terrorizmit

Amerika i tregon dorën e hekurt Sudanit: Paguaj 330 milionë dollarë, të heqim nga lista e terrorizmit

Një propozim për ta hequr Sudanin nga lista e shteteve që e mbështesin terrorizmin në këmbim të 330 milionë dollarëve pagesa si kompensime për viktimat amerikane të al-Qaidas – ka shkaktuar zemërim në vendin e varfër afrikan. Mike Pomepo, sekretari amerikan i Shtetit, vizitoi Khartoumin (kryeqyteti i Sudanit) të martën për të theksuar mbështetjen amerikane […]

Mike Pomepo, sekretari amerikan i Shtetit, vizitoi Khartoumin (kryeqyteti i Sudanit) të martën për të theksuar mbështetjen amerikane për qeverinë e re tranzitore që mori pushtetin pas rënies së Omar al-Bashirit vitin e kaluar, regjimi 30 vjeçar i të cilit e bëri Sudanin një pari ndërkombëtare.

Pompeo, që bëri presion po ashtu për marrëdhënie më të mira mes Sudanit dhe Izraelit, diskutoi për ngritjen e sanksioneve me kryeministrin sudanez, Abdalla Hamdok, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

ShBA-ja ka kërkuar që në mënyrë graduale të përmirësojë marrëdhëniet me Sudanin gjatë viteve të fundit por ka ngulmuar që çështje të rëndësishme legale duhen zgjidhur para se vendi të hiqet nga lista e shteteve që sponzorizojnë terrorizmin. Në këtë listë ndodhen edhe Korea e Veriut, Irani dhe Siria.

Sudani ka qenë në këtë listë nga viti 1993 dhe në këtë formë ka përpara një varg masash që duhet t’i tekalojë si mohimi i ndihmave shumë të nevojshme financiare nga institucione multilaterale ndërkombëtare.

Bombardimet e ambasadave në Tanzani dhe Keni në vitin 1998 ishte vepër e al-Qaidas, atëherë e udhëhequr nga Osama bin Laden nga Afganistani. Më shumë se 224 njerëz kishin vdekur dhe mbi 4 mijë ishin plagosur në ato bombardime.

Gjykatat në ShBA e kishin shpallur fajtore edhe Sudanin për ofrimin e ndihmës esenciale në mbështetje të al-Qaidas kur Bin Laden kishte qenë në këtë vend mes viteve 1991 dhe 1996.

Por ministrat, liderët opozitare dhe qytetarët e zakontë të këtij vendi kanë shprehur zhgënjimin e tyre për pagesën multimilionëshe që e kërkon ShBA-ja. Disa ankohen se është e padrejtë që qeveria e re reformiste në Sudan të vuajë pasojat për keqbërjet e diktatorit të rënë.

Aktivisti Mohamed Babiker, 32 vjeçar, akuzoi ShBA-të për intensifikimin e problemeve të Sudanit: “Ne e kundërshtuam regjimin dhe e rrëzuam. Tash na duhet të paguajmë për çka bëri gabim,” tha ai. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?