A u përplasën Limaj me Haradinajn për pozitën e presidentit?

Ka përfunduar takimi i liderëve të partive që përbëjnë koalicionin qeveritar LAN (LDK, AAK, Nisma) dhe i vetmi që është deklaruar deri tash është kryetari i partisë së fundit qeveritare, Fatmir Limaj. Z.Limaj është shprehur se nuk i takon atij që të vendos për përfshirjen ose mospërfshirjen e PDK-së në Qeverinë Hoti. Sidoqoftë, ai u […]
Z.Limaj është shprehur se nuk i takon atij që të vendos për përfshirjen ose mospërfshirjen e PDK-së në Qeverinë Hoti.
Sidoqoftë, ai u duk se mbështet një ide të tillë duke deklaruar se “gjithmonë ka qenë për një qeveri sa më gjithpërfshirëse dhe stabile.”
Limaj u duk i shqetësuar edhe nga stabiliteti i koalicionit aktual qeveritar ndërsa i ka quajtur “të turpshme” deklarimet mbi pozitën e presidentit.
AAK ndërkohë që ka mbështetur zyrtarisht kryetarin e saj të partisë, Ramush Haradinajn, për president të vendit, shkruan Periskopi.
Nuk dihet nëse në këtë takim ka pasur përplasje për një gjë të tillë.












