A po rrezikohet vendi? Kryeministri Hoti fton të rinjtë që të bëhen ushtarë të Kosovës

Në një postim të ndarë në Facebook, kryeministri Avdullah Hoti ka inkurajuar të rinjtë kosovarë që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Një postim të tillë më parë e kishte bërë edhe presidenti Thaçi duke lajmëruar qytetarët për konkursin në fjalë. Nuk dihet arsyeja prapa gjithë kësaj reklame institucionale ndaj këtij […]
Një postim të tillë më parë e kishte bërë edhe presidenti Thaçi duke lajmëruar qytetarët për konkursin në fjalë.
Nuk dihet arsyeja prapa gjithë kësaj reklame institucionale ndaj këtij konkursi në fjalë, përcjell Periskopi.
“Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim.” – shkruan z.Hoti, përcjell Periskopi.
Statusi i plotë:
Të dashur të rinj,
Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim.
Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s. Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së – pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës.












