A do t’ia vazhdojë Kuvendi mandatin Tribunalit Special?

A do t’ia vazhdojë Kuvendi mandatin Tribunalit Special?

Gjykatës Speciale tashmë i ka skaduar mandati, i cili i ishte dhënë pesë vjet më parë. Se si i vazhdohet mandati këtij institucioni, ka paqartësi të mëdha. Por duket se ai nuk mund të vazhdohet pa miratimin e ligjëvënësve kosovarë. E, në bazë të disponimin aktual, kjo duket e pamundur. Bazuar në amendamentin e Kushtetutës […]

Gjykatës Speciale tashmë i ka skaduar mandati, i cili i ishte dhënë pesë vjet më parë. Se si i vazhdohet mandati këtij institucioni, ka paqartësi të mëdha. Por duket se ai nuk mund të vazhdohet pa miratimin e ligjëvënësve kosovarë. E, në bazë të disponimin aktual, kjo duket e pamundur.

Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale apo Tribunali Special për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni tashme ka skaduar.

Rrjedhimisht, do duhet që Dhomave të Specializuara t’ia vazhdojë mandantin Kuvendi i Kosovës, gjë që aktualisht nuk duket të ketë disponim në mesin e ligjëvenësve kosovarë. Sic dihet, Dhomat e Specializuara u krijuan me ndryshimin e Kushtetuetës dhe vazhdimi i mandatit të saj duket se mund të bëhet vetëm duke ndjekur te njëjtën rrugë.

Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që konfirmohet edhe në vet këtë gjykatë.

Këtij fakti i referohen edhe në Gjykatën Speciale, e cila edhe pse e formuar pesë vjet më parë, ende nuk e ka ngritur asnjë aktakuze për krime lufte.

Në qershor, Prokuroria e Tribunalit, përmes një komunikate për media, tha se ka hartuar aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kreut të PDK’së, për përfshirje në rreth 100 vrasje.

Presidenti tashmë është intervistuar, por aktakuza ende nuk është konfirmuar.

Publikimi i këtij fakti nga Prokuroria, në Prishtinë, më shumë u pa si atak politik sesa përpjekje për drejtesi.

Sido që të jetë, shoqatat e dala nga lufta, kane bërë thirrje vazhdimisht që mos t’i vazhdohet mandati kësaj gjykate. Kurse akatakuzat e mundshme ndaj Thacit e Veselit i kanë kthyer kundër edhe deputetët e PDK’së në opozitë, e cila pesë vjet më pare ishte inicuesja kryesore e themelimit të kësaj Tribunalit.

Burime të Gazetës Express thonë se ndryshimet kushtetuese, në bëzë të të cilave u krijua Tribunali, thonë qartë se mandati është pesë vjeçar.

Kushtetuta e thotë qartë; mandati është pesë vjecar. Vazhdimi i mandatit mund të bëhet vetëm duke bërë sërish ndryshime kushtetuese, të cilat kërkojnë votat e 80 deputetëve.

Rrugë tjetër duket se nuk ka.

Dhe, a ka disponim për vazhdimimin e mandatit?

Gjasat janë që jo.

Tribunali Special u themelua disa vjet pasi që Senatori Dick Marty publikoi raportin e tij për Kosovën, në të cilën ai akuzonte krerët e UCK’se për vrasje makabre të civilëve serbë dhe joserbë dhe për trafikim me organet njerëzore.

Pohimet nuk janë vërtetura kurrë, por publikisht Kosova e pasashpallur shtet, u dëmtua jashtëzakonisht shumë në arenën ndërkombëtarë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?