6 të vdekur dhe 141 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive, njofton IKSHP-ja. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes. Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin […]
Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive, njofton IKSHP-ja.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes.
Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.












