448 pacientë me COVID-19, të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e Kosovës

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitale rajonale po trajtohen 448 pacientë, të konfirmuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi. Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, 217 pacientë të konfirmuar me coronavirus po trajtohen në klinikat e QKUK-së, ndërkaq 231 të tjerë në spitalet rajonale. Numri më i […]
Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitale rajonale po trajtohen 448 pacientë, të konfirmuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi.
Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, 217 pacientë të konfirmuar me coronavirus po trajtohen në klinikat e QKUK-së, ndërkaq 231 të tjerë në spitalet rajonale.

Numri më i madh i pacientëve me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, përkatësisht 104 pacientë.
Ndërkaq, sa i përket spitaleve rajonale, në spitalin e Prizrenit është numri më i madh i pacientëve me coronavirus, përkatësisht aty po trajtohen 59 pacientë.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, 20 pacientë janë vënë në respiratorë, 22 të tjerë po trajtohen me makinën për frymëmarrje të njohur me shkurtesën CPAP, ndërkaq 390 pacientë të tjerë po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më 2 gusht, në Kosovë janë regjistruar 8,799 raste me coronavirus.
Prej tyre, 249 pacientë kanë vdekur dhe 4,863 janë shëruar. /rel/












