348 pjesëtarë të Policisë janë infektuar me koronavirus, dy prej tyre kanë vdekur

348 pjesëtarë të Policisë janë infektuar me koronavirus, dy prej tyre kanë vdekur

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që nga përhapja e pandemisë, bashkë me doktorët kanë qenë në vijën e parë të “fronit”. Kontaktet e policëve më shumë qytetarë e zyrtarë shtetëror, në zbatim të masave të menaxhimit të pandemisë, ka bërë që një numër i madh i tyre të infektohen me COVID-19, e ka pasur prej […]

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që nga përhapja e pandemisë, bashkë me doktorët kanë qenë në vijën e parë të “fronit”.

Kontaktet e policëve më shumë qytetarë e zyrtarë shtetëror, në zbatim të masave të menaxhimit të pandemisë, ka bërë që një numër i madh i tyre të infektohen me COVID-19, e ka pasur prej tyre që edhe kanë humbur jetën.

Drejtori i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti në një pintervistë për Ekonomia Online ka thënë se që nga fillimi i pandemisë, se mbi 300 pjesëtarë të policisë janë të prekur nga Coronavirusi.

“Pa dyshim që edhe Policia e Kosovës si të gjithë qytetarët tjerë nuk është imune ndaj pandemisë,duke pasur parasysh që pas mjekëve policia në baza ditore  ka qenë në fronin e parë në shërbim të qytetarëve, me kontakte të shumta kemi pasur edhe pjesëtarë të policisë të infektuar”.

“Gjithsej  kemi pasur 348 zyrtarë të infektuar 146 janë shëruar dhe fatkeqësisht kemi  2 të vdekur. Aktualisht janë 200 pjesëtarë aktiv me COVID-19, 9 janë duke u trajtuar në spital, 191 janë në shtëpi”, është shprehur ai.

Ahmeti ka thënë se që nga filmi i përhapjes së pandemisë, policia ka qenë e angazhuar me kapacitetet të plota.

Aktualisht sipas tij, janë të angazhuar 400 mijë pjesëtarë të policisë për të zbatuar planin e Qeverisë.

“Pas vendimit të fundit të Qeverisë, Policia e Kosovës ka angazhuar kapacitete të plota, kemi angazhuar mbi 4 mijë polic në një orar prej 12 orësh që janë të angazhuar ekskluzivisht në implementim  të vendimit të Qeverisë në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, ndërsa pjesa tjetër pa i llogarit  policinë kufitare që kryejnë detyrat e tyre të rregullta, e që edhe ata në një mënyrë apo tjetër angazhohen në implementim të planit për zbatimin e masave”, ka thënë ai, raporton EO.

Sipas tij, plani për menaxhimin e pandemisë, po zbatohet në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në komunat veriore të vendit.

“Policia e Kosovës operon së një organizatë e vetme  në tërë territorin e Kosovës , edhe në komunat veriore të Kosovës zbatohet plani jonë operativë dhe respektohen vendimet e Qeverisë së Kosovës pa asnjë përjashtim”, është shprehur drejtori i operacioneve”.

Ahmeti ka treguar se Policia e Kosovës është duke kryer të gjitha punët tjera që janë në kompetencë të saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?