20 gra me COVID-19 kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë

20 gra me COVID-19 kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 20 gra shtatzëna kanë rezultuar pozitiv. Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka treguar se janë dy foshnja që kanë lindur e që janë diagonostifikuar me COVID-19. Krasniqi në televizionin […]

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 20 gra shtatzëna kanë rezultuar pozitiv. Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka treguar se janë dy foshnja që kanë lindur e që janë diagonostifikuar me COVID-19.

Krasniqi në televizionin Dukagjin, ka thënë se që prej se kur është shfaqur virusi COVID, Klinika e Gjinekologjisë ka qenë e kyçur në trajtimin e rasteve me COVID-19.

“Habitem se si njerëzit të cilët punojnë në QUKUK kanë harruar faktin se në gjinekologji që nga fillimi i pandemisë janë trajtuar femrat shtatzëne që kanë qenë pozitive. Kanë lindur 20 gra shtatzëne me COVID aktiv në momentin e lindjes. Klinika e Gjinekologjisë që nga fillimi ka qenë e kyçyr në trajtimin e rasteve me COVID pozitiv dhe kemi pas 2 foshnje që kanë lindur ose janë diagnostifikuar menjëherë pas lindjes si COVID 19. Dhe një numër tjetër i foshnjeve që kanë qenë si të dyshuar”, tha Krasniqi në emisionin ‘Zgjohu’ të Dukagjinit.

Ndërsa, i pyetur rreth akuzave të Basri Sejdiut, ish-drejtorit të ShSKUK-së, që u shkarkua nga Bordi Drejtues i ShSKUK-së, se në kohën e Krasniqit situata e pandemisë është e pa menaxhueshme, ai tha se kjo është çështje e bordit.

“Kjo ka të bëjë me bordin drejtues të ShSKUK-s dhe është çështje që trajtohet nga ana e bordit dhe unë nuk dua ta komentoj këtë gjë. Sa i përket menaxhimit me pandeminë ne mund të diskutojmë dhe është krejtësisht normale që njerëzit të kenë opinione të ndryshe. Por kemi të bëjmë me një situatë epedimologjike krejtësisht ndryshe nga ajo që ka dominuar”, tha ai.

Po ashtu ai ka vazhduar me atë se gjatë kësaj kohe të gjithë pacientët të infektuar apo të dyshuar me COVID-19, kanë marrë shërbime mjekësore dhe se asnjë pacientë nuk ka vuajtur për mungesë të respiratorëve apo mungesë të oksigjenit.

“Duhet t’i rikujtojmë të gjithë se asnjë pacientë i prekur nga COVID pa i dyshuar nuk ka mbetur pa marrë shërbimet mjekësore të ofruar nga institucionet tona, asnjë s’ka mbet pa u shtrirë në klinikat tona, asnjë pacientë nuk ka vuajtur në mungesë të respiratorëve, asnjë pacientë nuk ka vuajtur në mungesë të oksigjenit dhe të gjithë pacientët kanë marrë shërbimet e nevojshme”, është shprehur Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?