10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit: Numri i rasteve të reja më i vogël se ai i të shëruarve

10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit: Numri i rasteve të reja më i vogël se ai i të shëruarve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka komunikuar të dhënat për rastet me Covid-19 në 24 orët e fundit. Sipas Intitutit janë shënuar 111 raste të konfirmuara me Covid-19 gjatë këtyre njëzet e katër orëve, përcjell Periskopi. 159 nga rastet e mëhershme janë raportuar si të shëruar. Ndërkohë që numri i të vdekurve për 24 […]

Sipas Intitutit janë shënuar 111 raste të konfirmuara me Covid-19 gjatë këtyre njëzet e katër orëve, përcjell Periskopi.

159 nga rastet e mëhershme janë raportuar si të shëruar.

Ndërkohë që numri i të vdekurve për 24 orë ishte 10.

Në ditët e fundit, autoritetet shëndetësore në vendin tonë kanë qenë mjaft konfidente për luftën kundër Covid-19 megjithëse numri i të vdekurve nga sëmundja e shkaktuar prej pandemisë nuk ka rënë ndjeshëm.

Statusi i plotë:

159 TË SHËRUAR DHE 111 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.448 raste nga 47.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 467 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.476.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste,
komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?