Zyra mbushet me biçikleta, Abrashi premton ndërtim të shtigjeve për çiklistë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë një postim kushtuar investimeve që duhet të bëhen për çiklistët në Kosovë, transmeton Periskopi. Ai ka thënë se do të ngrisin edhe grup punës për ndërtimin e shtigjeve për bicikleta. Ja postimi i plotë: Më shumë investime për çiklistët Bashkë me Berat Rakovica e Gazmir Raci nga […]
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë një postim kushtuar investimeve që duhet të bëhen për çiklistët në Kosovë, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se do të ngrisin edhe grup punës për ndërtimin e shtigjeve për bicikleta.
Ja postimi i plotë:
Më shumë investime për çiklistët
Bashkë me Berat Rakovica e Gazmir Raci nga Marakli t’Biciklave, dhe më vonë me Dren Zatriqi trajtuam sfidat, shtimin e funksionalizimin e shtigjeve për çiklizëm.
Ditëve në vijim do ta ngritim një trup të përbashkët në përbërje më të zgjeruar, ku do të përfshihen ekspertët e fushës së komunikacionit, zyrtarët e Ministrisë, grupet e çiklistëve e grupe të tjera të interesit, për të propozuar zgjidhje infrastrukturore për krijimin e shtigjeve për çiklistë.
Me fjalë tjera, më shumë çiklizëm, shtigje të reja, turizëm, sinjalizim, sport, investime, transport ekologjik e shëndet!













