Zemaj – Vjosa Osmanit: Të thash mos na rreh, jo mos rrej, nuk flas ashtu se jam djalë i mësueses

Ka qenë fjalimi i ministers së jashtme, Meliza Haradinaj, ai që ka nxitur debat të ashpër në Kuvend, sidomos mes deputetëve të LDK-së dhe kryetares Vjosa Osmani. Kjo pasiqë znj.Osmani ka kërkuar ‘kujdes me gjuhën’ ndaj fjalimit të znj.Haradinaj. Mirëpo pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i cili ka thënë se Osmani […]
Ka qenë fjalimi i ministers së jashtme, Meliza Haradinaj, ai që ka nxitur debat të ashpër në Kuvend, sidomos mes deputetëve të LDK-së dhe kryetares Vjosa Osmani.
Kjo pasiqë znj.Osmani ka kërkuar ‘kujdes me gjuhën’ ndaj fjalimit të znj.Haradinaj.
Mirëpo pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i cili ka thënë se Osmani po del nga rregullorja duke ‘komentuar pas cdo deputeti’.
E derisa Osmani po fliste në foltore, ia ka tërhequr vërejtjen ministrit Zemaj, që sipas saj, po i thoshte ‘mos rrej’.
Mirëpo Zemaj ka mohuar se i tha ‘mos rrej’.
“Nuk të thash mos na rrej, por të thash mos na gënje, se unë jam djalë i mësueses. Vetëm thash mos na rreh sa për humor, për ta relaksuar situatën”, ka thënë Zemaj./Periskopi












