Zemaj: Prishtina po na bën problem më së shumti me virusin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që kryeqyteti i Kosovës përbën problemin më të madh sa i përket lëvizjes së qytetarëve pa mbajtjen e maskave. Ministri foli në lidhje me problematikën e përhapjes së Covid-19shit të shkaktuar nga koronavirusi i ri. Zemaj u pyet nga analisti Astrit Gashi në RTV Dukagjini nëse ka vlerësime […]
Ministri foli në lidhje me problematikën e përhapjes së Covid-19shit të shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Zemaj u pyet nga analisti Astrit Gashi në RTV Dukagjini nëse ka vlerësime mbi vendet ku po sulmon më së shumti virusi duke kontestuar idenë se përhapja ndodh nëpër kafene.
“Si është e mundshme që gastronomia të mos e respektojë asnjë masë? Në Prishtinë jemi. Kërkon s’e niva që i bëri presion prej institucioneve qeveritare.” – kritikoi z.Gashi ministrin, përcjell Periskopi.
“Nuk ka pasur asnjë veprim proaktiv me të cilin mund të thuhej se (institucionet) janë mundu.” – shtoi më tej ai.
“Unë me sy të mi e kom pa, që lokali e ka respektu distancën derisa u ardh një ministër e i ka xhiru me kamera. Si u shku ministri, u prish krejt.” – vazhdoi ai.












