Zemaj: Kemi ende kapacitete për përballjen me koronavirus, mos bëni presion mbi mjekët

Zemaj: Kemi ende kapacitete për përballjen me koronavirus, mos bëni presion mbi mjekët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot nuk ka dalë në konferencë për media pas ngjarjeve në Infektivë dhe rritjes së numrit të vdekjeve, por ka zgjedhur “facebook”-un për t’iu drejtuar qytetarëve. Zemaj thotë se pavarësisht situatës në të cilën gjendet vendi, sistemi shëndetësor në Kosovë ka potenciale ende për përballjen me virusin, derisa ka bërë […]

Zemaj thotë se pavarësisht situatës në të cilën gjendet vendi, sistemi shëndetësor në Kosovë ka potenciale ende për përballjen me virusin, derisa ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e profesionistëve të mjekësisë.

“Aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin. Duhet të sillemi sipas rekomandimeve të profesionisteve kompetent të mjekësisë”, ka thënë Zemaj.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të mos bëhet presion ndaj mjekëve të cilët gjenden në vijën e parë të frontit në luftë me COVID-19.

Derisa thotë se për çfarëdo pretendimi apo dyshimi duhet adresuar tek organet kompetente të cilat kanë mandat për t’u marrë me to.

“Kurse pretendimet për çfarëdo dyshim të adresohen pa asnjë hezitim tek organet përgjegjëse, të cilat e kanë këtë në mandat”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Vala e madhe e virusit Covid-19 po përshkon tërë globin dhe po vazhdon të na shkund edhe neve.

Dje kishim rritje të numrit të të infektuarve.

Ndërsa kishte edhe bashkëqytetarë që humbën jetën, e që ishin të shtruar në Klinikën Infektive.

Me këtë rast, e ndajë dhimbjen time dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për humbjen e këtyre jetëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllime më të sinqerta.

Të gjithë këta ishin pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese.

Fakti se nga ky virus më të ndjeshëm janë ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, askënd nuk e liron nga përgjegjësia.

Aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin. Duhet të sillemi sipas rekomandimeve të profesionisteve kompetent të mjekësisë.

Nuk ka vend për reagime histerike sidomos nga bodigardët politik që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve.

Ata që po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë gjendje duke krijuar mjegullë, për të shkaktuar sabotime në punën tonë po gabohen dhe vetëm se rrezikojnë qëllimshëm shëndetin e qytetarëve.

Nuk do të lejojmë të prodhohen ngërçe në këtë luftë ndaj së cilës do të triumfojmë së bashku.

Duke qenë se këto çështje janë të ndjeshme dhe mund të interpretohen saktësisht vetëm nga profesionistet e fushës, ju bëj thirrje që të mos bëhet presion mbi personelin shëndetësor dhe t’i lënë ata ta kryejnë punën e tyre, ashtu si deri më tani.

Kurse pretendimet për çfarëdo dyshim të adresohen pa asnjë hezitim tek organet përgjegjëse, të cilat e kanë këtë në mandat.

Njëherit do të merren masa konform ligjeve në fuqi dhe kodit të etikes profesionale.

Për ne është shumë me rëndësi që të sigurohet opinioni publik se institucionet dhe profesionistet shëndetësor po sakrifikojnë dhe po bëjnë punën e tyre, me qëllim që të menaxhohet kjo situatë aspak të lehtë.

Sot do të adresohen masat e reja parandaluese nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Respektoni rregullat e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19!

Vendosni maskat!

Ruajeni distancen!

Mbajeni higjienën përsonale e kolektive

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?