Zëdhënësi i VV-së sulmon kryeministrin Hoti

Zëdhënësi i VV-së sulmon kryeministrin Hoti

Ish zëdhënësi i Qeverisë Kurti, dhe zëdhënësi aktual i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, ka sulmuar kryeministrin Avdullah Hoti për deklaratën e tij mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duke e bërë një ndërlidhje që është paksa e paqëndrueshme.  Kjo deklaratë e muajit mars në fakt ishte në vijë me vendosjen e karantinave nga shumë e shumë […]

Kjo deklaratë e muajit mars në fakt ishte në vijë me vendosjen e karantinave nga shumë e shumë shtete, të cilat edhe pse tash kanë lehtësuar masa po përballen më keq se në atë kohë me pandeminë Covid-19.

Por, duket që Kryeziut të Vetëvendosjes nuk ka aq ndjeshmëri për krizën shëndetësore në vend dhe kërkon të përfitojë politikisht duke e sulmuar kryeministrin e ri, përcjell Periskopi.

Z.Hoti gjatë ditës së sotme tha se nëse personeli shëndetësor do t’i sugjeronte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të hezitonte që ta bënte një gjë të tillë.

Sidoqoftë, ai mori disa masa të tjera kufizuese që mësyjnë të ndalin ritmin e përhapjes së virusit, ndërkohë që nuk e dëmtojnë aq shumë ekonominë e vendit.

Statusi i plotë: 

Z. Hoti sot në konferencën e jashtëzakonshme per media tha se “në atë moment që personeli shëndetësor më sugjerojnë që ta shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, nuk do të hezitoj…”.

Më 17 mars, kur ishin vetëm 19 të infektuar me COVID-19 dhe përkundër të gjitha raporteve dhe vlerësimeve të institucioneve të sigurisë dhe shëndetësisë se situata është plotësisht nën kontroll, z. Hoti dhe shefi i tij me vendosshmëri dhe pa u konsultuar me “personelin shëndetësor” kërkonin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Atëbotë mjaftonte vetëm vlerësimi i presidentit Thaçi.

Sot, me 5 korrik, kur kemi afër 1500 raste aktive dhe 66* të vdekur, i njëjti po thotë se po pret rekomandimet dhe sugjerimet e ekspertëve shëndetësor për shpalljen ose jo të gjendjen e jashtëzakonshme.

A u qartësua mjaftueshëm se kërkesa e atëhershme për gjendje të jashtëzakonshme ka qenë e paarsyeshme, e palogjikshme, e panevojshme e për qëllime të tjera?

*sipas raportimeve të fundit të mediave, numri i të vdekurve tashmë ka shkuar në 71.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?