Xhemajli, PDK: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare – Qeveria ta parandaloj shitjen e IPKO te Telekom Serbia

Xhemajli, PDK: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare – Qeveria ta parandaloj shitjen e IPKO te Telekom Serbia

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka thënë sot në konferencë për media se përpjekja e Telekom Serbisë për blerjen e Operatorit IPKO si pjesë e Telekom Sllovenia përbën rrezik të madh dhe cenon rëndë sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës. Xhemajli tha se është shqetësuese se gjithë këtë ngjarje […]

Xhemajli tha se është shqetësuese se gjithë këtë ngjarje deri më tani e ka përcjellë heshtja e vazhdueshme e institucioneve të shtetit të Kosovës, duke përfshirë qeverinë e kaluar të Albin Kurtit dhe qeverinë aktuale të Avdullah Hotit.

Deputeti Xhemajli, ka kërkuar që kryeministri të fton urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar e parandaluar qasjen e Serbisë në telekomunikimin e Kosovës, përmes blerjes së operatorit IPKO.

Deklarata e plotë e deputetit Bajrush Xhemajli:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Shteti i Kosovës është duke u ballafaquar me një rrezik të madh që cenon rëndë sigurinë tonë kombëtare.

Informatat se Operatori IPKO si pjesë e Telekom Sllovenia mund t’i shitet Telekomit të Serbisë, janë tejet shqetësuese, të papranueshme dhe sulm direkt ndaj sigurisë kombëtare të shtetit të Kosovës.

Është shqetësuese se gjithë këtë ngjarje deri më tani e ka përcjellë heshtja e vazhdueshme e institucioneve të shtetit të Kosovës.

Qeveria Kurti dhe tani qeveria Hoti, nuk kanë bërë as edhe një lëvizje të vetme për të ndaluar këtë skenar të rrezikshëm për Republikën e Kosovës.

Institucioni përgjegjës, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, nuk ka ndërmarrë edhe as një hap të vetëm ligjor e institucional ndaj kësaj ngjarje, duke qenë bashkëfajtor me qeverinë Kurti dhe Hoti për rrezikimin e sigurisë kombëtare.

Partia Demokratike e Kosovës, dënon rëndë papërgjegjësinë e treguar nga qeveria Kurti dhe Hoti karshi këtij rreziku të madh. Me realizimin e mundshëm të këtij skenari kriminal e të rrezikshëm, Serbia krijon qasje në telekomunikimin e Kosovës. Kështu bëhet qasje në të dhënat personale, të mijëra qytetarëve dhe ndërmarrjeve që operojnë deri më tani me operatorin IPKO.

PDK kërkon:

1. Që kryeministri të fton urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar e parandaluar qasjen e Serbisë në telekomunikimin e Kosovës, përmes blerjes së operatorit IPKO.

2. Të njoftohet Telekomi i Sllovenisë dhe shteti i Sllovenisë që IPKO nuk mund të blihet nga shtetet që kanë qasje armiqësore ndaj Kosovës. Çdo tentim për të vazhduar këtë proces, do të konsiderohet sulm ndaj sigurisë sonë kombëtare.

3. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës, urgjentisht të ndërmarrë masat në përputhje me mandatin e tyre ligjor.

4. Të japin llogari ish-kryeministri Kurti dhe kryeministri aktual Hoti për injorimin e kësaj çështjeje.

Të nderuar qytetarë, ju sigurojmë që Partia Demokratike e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, dhe nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që Telekomi i Serbisë ta blejë IPKO-n.

Koha e Serbisë në Kosovë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, në qershor të vitit 1999.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?