Xhafer Tahiri kundërshton vendimin për shndërrimin e Spitalit të Vushtrrisë për trajtim të rasteve me Covid-19

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kundërshtuar ashpër vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shndërrimin e Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri, si Spital për trajtim të rasteve me Covid-19 nga Vushtrria dhe Mitrovica. Tahiri ka thënë se institucionet e shëndetësisë nuk janë konsultuar paraprakisht me komunën e Vushtrrisë për këtë vendim. Ai e […]
Tahiri ka thënë se institucionet e shëndetësisë nuk janë konsultuar paraprakisht me komunën e Vushtrrisë për këtë vendim.
Ai e arsyetoj këtë kundërshtim të vendimit duke thënë se personeli shëndetësor i spitalit nuk kanë mjete mbrojtëse të nevojshme për punë, nuk ka ardhur stafi i paraparë nga spitali i Mitrovicës, në Spital ka hyrje-dalje të pakontrolluara nga qytetarët, në një oborr ndodhet edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ku gravitojnë numër i madh i pacientëve ambulantor.
“Duke qenë se Spitali i Mitrovicës ka numër më të madh të specialistëve me më shumë profile mjekësore, me më shumë staf dhe po ashtu, më shumë pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19, ju kërkoj që Spitalin Covid, ta bartni në Mitrovicë, meqë hapësirat e spitalit janë më të përshtatshme dhe nuk cënohen shërbimet tjera shëndetësore”.
Reagimi i plotë:












