Vonë për t’u ndalur: Turqia dhe Egjipti drejt luftës së pashmangshme në Libi

Egjipti dhe Turqia i janë afruar më shumë se kurrë mundësisë për konflikt të armatosur gjatë kësaj jave për shkak të Libisë, me të dyja vendet që po përgatiten për betejën e pashmangshme për qytetetin kyç. Parlamenti egjiptian votoi në mënyrë unanime prapa dyerve të mbyllura të hënën në mëngjes që ta autorizonte presidentin Abdel […]
Parlamenti egjiptian votoi në mënyrë unanime prapa dyerve të mbyllura të hënën në mëngjes që ta autorizonte presidentin Abdel Fattah el-Sisi që të intervenonte ushtarakisht në mbështetje të komandantit renegat libian Khalifa Haftarit.
Z.Sisi të hënën ka raportuar se ka folur me presidentin amerikan Donald Trump në një përpjekje të mundshme për ta bindur Washingtonin që t’i kërkonte Ankarasë që të mos ndërhynte, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Ndërkohë, Turqia dhe aleatët e saj libianë të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht janë pozicionuar me armatime të rënda në frontin e betejës afër qyteetit të Sirtes, qytet në qendër të Libisë, që është rrugës për në pjesën lindore të infrastrukturës së naftës.
Libia ka qenë në konflikte të shumta pas rrëzimit nga pushteti të diktatorit Muammer Gaddafi në vitin 2011. /Periskopi












