Viti 2020: 5 gjërat e tmerrshme që i ndodhën Kosovës

Viti 2020: 5 gjërat e tmerrshme që i ndodhën Kosovës

Viti 2020 po përmendet në mediat ndërkombëtare si viti më i keq i kohëve moderne. Dhe, ky vit ishte tmerrues e i jazëkshëm edhe për Kosovën. Por, pritni pak, ka kaluar vetëm gjysma e parë e këtij viti ndërsa përpara e kemi gjysmën tjetër të tij. Nëse gjysma e parë merret si prelud i gjysmës […]

Nëse gjysma e parë merret si prelud i gjysmës së dytë të vitit, atëherë krejt çka mund të bëjmë është ta themi lutjen popullore “mo-zo(t)-ma-keq”.

Në vitin 2005, grupi i njohur i hip-hopit kosovar, Etno Engjujt (i njohur tash si Etnon), e kishte publikuar një album të titulluar “Vitamin E”, dhe i cili ishte bërë më i shituri në trojet shqiptare. Aty ndodhej një këngë që thirrej “Viti 2020” dhe ku jepeshin disa parashikime për atë që do t’i ndodhte vendit pesëmbëdhjetë vjet më vonë.

Por, këto parashikime flisnin për ditë më të mira për Kosovën, i cili – sipas tyre – do të bëhej moti shtet (gjë që ndodhi), Mareci do të bëhej qytet (gjë që nuk ndodhi) dhe që policia do të rraheshin më pak nga qytetarët (gjë që ndoshta ndodhi).

Sidoqoftë, ato që përnjëmend ndodhën në këtë vit tmerrues do të lënë vraga të thella për të ardhmen e gjeneratave që do të vijnë në vendin tonë. Periskopi numëron disa prej ngjarjeve më të tmerrshme të këtyre gjashtë muajve.

Koronavirusi

Koronavirusi i ri që shkaktoi Covid-19shin thuhet të ketë nisur në vitin 2019 në fakt, por botën do ta sëmurte në vitin 2020.

Më 13 mars u regjistruan dy të infektuarit e parë me këtë sëmundje, dhe menjëherë u morën masat për kufizimin e lëvizjes dhe ndalimet në operimin normal të bizneseve.

 Covid-19shi po kryen masakra në Kosovë pasi që deri tash kanë vdekur 75 njerëz, ndërsa dëmet ekonomike kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të papara ndonjëherë.

Shumë qytetarë kanë mbetur pa punë, iu është zvogëluar rroga, u janë dëmtuar bizneset, ose edhe u janë mbyllur.

Kërcënimet amerikane

Qeveria jetëshkurtër Kurti ishte megjithatë aq jetëgjatë sa të zhvillonte një përplasje të hapur diplomatike me aleatin më të madh të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e vazhdoi, dhe madje e çoi në nivel tjetër luftën e Haradinajt për mbajtjen e tarifës doganore 100%. Kjo bëri që Kosova të kërcënohej hapur e pa ekuivoke nga senatorë amerikanë (David Perdue, Rend Paul) e nga diplomatë si Grenell dhe i biri i presidentit Donald Trump me tërheqje të trupave amerikane.

Ky kërcënim nënkuptonte qartë rrezikim të sigurisë së vendit – por duket se kryeministrit të asokohshëm nuk i bënte aq.

E kush do ta mendonte se Kosova do të kapej me ShBA në vitin 2020 para pesëmbëdhjetë vitesh? Ndoshta Albin Kurti.

Sidoqoftë, kjo dramë përfundoi pas ardhjes së Qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin, i cili ia doli të riparonte deridiku këto marrëdhënie, dhe amerikanët i lëshuan fondet e Sfidave të Mileniumit që pritet të shkojnë në mbi 200 milionë dollarë. Ndërsa tërheqja e trupave nuk po përmendet aktualisht.

Tri qeveri, prej të cilave dy në detyrë

Kosova e nisi vitin duke e pasur për kryeministër në detyrë Ramush Haradinajn. Ai e kishte qeverisur vendin si i dorëhequr e në detyrë prej 19 korrikut të vitit të kaluar. Por, çështja nuk ishte se Ramushi nuk po e lëshonte karrigen e pushtetit, por sepse Vetëvendosje dhe LDK, dy partitë që dolën të parat në zgjedhje, nuk po pajtoheshin për ndarjen e hises së pushtetit.

Megjithatë, ato do të arrinin marrëveshje në fillim të shkurtit, por Kurtit do t’i tekej që ta shkelte atë pas vetëm 48 ditësh. Nëse LDK ka menduar që PDK është parti jobesnike ndaj koalicioneve, atëherë Vetëvendosje – me të cilën planifikonte të bashkëqeveriste për 8 vjet – i doli PDK e gjysmë.

Jo vetëm që e shkeli marrëveshjen për bashkëqeverisje, por Vetëvendosje madje e akuzoi LDK-në për gjëra të ndryshme duke dashur të shfajësonte veten.

Përgjatë gjashtë muajve, Kosova ishte nën qeverisjen e Haradinajt (në detyrë), Kurtit dhe tash në qeverisjen e Hotit. Nuk dihet nëse kjo qeveri do të ketë mundësi të vazhdojë punën deri në fund të këtij viti.

Jostabiliteti politik mund të përbëj problem të madh për sigurinë e vendit në këto kohë krizash.

Gjuha e urrejtjes

Gjuha e urrejtjes dhe mosdurimit tashmë u bë përditshmëri për skenën politike në Kosovë. Vetëvendosje e intensifikoi përdorimin e saj, sidomos prej muajit mars e këndej, duke e sulmuar në mënyrë të ulët LDK-në, ish partnerin qeveritar.

Por, po ashtu nuk munguan as sulmet ndaj gazetarëve, siç ishte ai ndaj Adriatik Kelmendit, dhe mediumeve ku nuk u kursye as Periskopi ndër tjerash.

Natyrisht, Vetëvendosje nuk mbeti e vetme në këtë rrugë të rrezikshme. Edhe eksponentë të partive të tjera e ndotën sferën publike me anë të fjalëve të papranueshme ndaj rivalëve politikë.

UÇK-ja nën sulm

Dhe, tamam kur dukej se UÇK-ja gjatë kësaj periudhe nuk do të ndotej nga ndërveprimet e ndryshme politike, ndodhi e kundërta.

Duke dashur të sulmonte politikisht rivalët e Kurtit, ish këshilltari i tij Shkëlzen Gashi, kishte sulmuar ashpër luftën e drejtë të UÇK-së duke nënkuptuar se ishin kryer krime të mëdha ndaj shqiptarëve, serbëve dhe komuniteteve të tjera pa ofruar ndonjë provë. Ai po ashtu e kishte lavdëruar punën e senatorit zviceran, Dick Marty – që e kishte bërë raportin e famshëm ku akuzonte edhe për trafikim organesh.

Për fat të mirë, ky diskurs ndryshoi menjëherë dhe në vend të UÇK-së si tërësi u akuzuan grupe të caktuara.

Por, më 24 qershor, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të paralajmëronin një aktakuzë ndaj Presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit. Në këtë aktakuzë të rëndë përfliteshin krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ky paralajmërim aktakuze pamundësoi takimin e 27 qershorit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, për herë të parë me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Thaçi paralajmëroi se do të jepte dorëheqje nëse aktakuza do të konfirmohej, ndërkohë që tash po përflitet edhe futja e PDK-së në koalicionin qeveritar në mënyrë që Kosova të shpëtoj nga kjo periudhë e rëndë.

Viti 2020 hapi në Kosovë një mori krizash të natyrave të ndryshme, përfshirë krizën shëndetësore, politike, krizën e vlerave dhe krizën ekonomike./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?