Veseli: Profesor Gorani ishte frymëzim i përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka reaguar me rastin e vdekjes së profesorit Hajrullah Gorani, duke thënë se ishte frymëzim i përpjekjeve për liri e pavarësi. Veseli ka thënë se vepra e profesor Goranit do të të mbetet e patjetërsushme për brezat e ardhshëm. Shkrimi i Veselit: Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen […]
Veseli ka thënë se vepra e profesor Goranit do të të mbetet e patjetërsushme për brezat e ardhshëm.
Shkrimi i Veselit:
Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrullah Goranit, profesorit të nderuar dhe njeriut i cili në kohë të vështira u angazhua për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.
Profesor Gorani dhe autori i nderuar i shumë librave, u shndërrua në frymëzim për gjenerata të tëra në përpjekjet tona shekullore për liri e pavarësi.
Ai ishte përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo përpjekje tjetër në shërbim të Kosovës. Vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë ne. Vepra e profesor Goranit do të mbetet dëshmi e patjetërsueshme për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve!












