Veseli: 10 vite më parë u vulos subjektiviteti i shtetit të Kosovës, sot e kemi rrugën e hapur për në OKB, NATO dhe BE

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, rikonfirmoi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai shkruan: 10 vite më parë u vulos subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të Kosovës të shpallur të pavarur më 17 Shkurt 2008. GJND e rikonfirmoi legjitimitetin absolut të kësaj përpjekjeje. Vullneti i popullit tonë, […]
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, rikonfirmoi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ai shkruan:
10 vite më parë u vulos subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të Kosovës të shpallur të pavarur më 17 Shkurt 2008. GJND e rikonfirmoi legjitimitetin absolut të kësaj përpjekjeje.
Vullneti i popullit tonë, lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe ndërhyrja ndërkombëtare për të ndalur gjenocidin etnik të Serbisë ndaj popullit të Kosovës u etablua në deklaratën e Pavarësisë, duke vendosur paqen dhe drejtësinë e munguar shekullore.
Sot, Republika e Kosovës e ka rrugën e hapur për anëtarsim në OKB, NATO dhe BE.












